PLAKU I VERBËR DHE DJALI (Pikaso)

0
Përg Zija Vukaj Shkrimtari Zija Vukaj promovon librin ''Shtjellë letrare'' - Lajme - YouTube
Kjo pikturë, e realizuar në kulmin e periudhës blu të Pikasos, mbërrin në një monokromi pothuajse të plotë. Piktori shpreh trishtimin dhe vetminë e dy personazheve jo vetëm përmes dorëheqjes së rreptë nga polikromia, por edhe duke i zgjatur figurat deri në deformin, duke i nënvizuar me një vijë të pastër të përvijimit që i përmbyll në një formë sintetike sa monumentale aq trishtuese. Këtyre personazheve pa shpresë Pikaso u kushtoi në ato vite një vëmendje të veçantë; lypës, të verbër, endacakë dhe të gjitha viktimat e shoqërisë janë për të burimi i vazhdueshëm i studimit dhe i eksperimentimit, të cilët mbushnin çdo cep rruge të Barcelonës.
Në veçanti, alegoria e të verbrit e shoqëroi gjithë jetën. Shumë nga veprat e këtij subjekti janë thellësisht të dhimbshme, si kjo e të verbrit dhe djalit, ku figura e vjetër qëndron pa shprehje. Një vend i panjohur pret dy figurat; pranë plakut rri një djalë me sy zhbirues që kujdeset për të dhe i siguron ushqimin dhe paratë. Plaku i verbër është paraqitur këtu si një qenie e dëbuar nga shoqëria, në një vetmi të pandreqshme; trupi i shkatërruar prej viteve dhe prej jetës, duart dhe krahët e lëshuar përgjatë trupit dhe shikimi i humbur, të kujtojnë personazhet e “Drekës së përkorë” (“Pasto frugale”)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.