Dy gëzime në 1 ditë

0

Ka qënë mjaftë sinjifikative për besimtaret e famullisë së Hotit , me famulltar dom Ardian Arra , ku krahas roiteve fetare , pikrisht për festen e bukur shpirtërore të ringjalljes , në këtë festë të pashkëve , është bërë edhe krezmimi i 20 të rinjve dhe të rejave nga fshati Hot . Kjo mesh është drejtuar nga arqipeshkvi i dioqezes Shkoder – Pult Anxhelo Masafra …  Ardhja e shpirtit të shenjt tek këta të rinj , pikrisht në këtë ditë feste është durtrokitur nga besimtaret e pranishëm në këtë mesh …

—Në një ditë dy gëzime janë perjetuar nga banoret dhe besimtarët e fshatit Hot , në njesinë administrative Kastrat , Kështu krahas mëshes së mbajtur në kuader të festes së pashkëve , është inaguruar edhe salla e teatrit të këtij fshati . Dom Ardian Arra është njeriu i cili falë pasionit dhe perkushtimit ndaj besimit , per tu sherbyer këtyre besimtarve të mirë , në bashkpunim me bisnesin por edhe me vetë banoret ka bërë të mundur të realizojnë vënijen në funksionim të kësaj salle tetari pikrisht këtu në qënder të fshatit . Inagurimi i kësaj qëndre është pershendetur edhe nga mon sinjor Anxhelo Masafra … I cili më pas ka bekuar të gjithë besimtaret , por edhe vetë sallen e këtij tetari . I pranishem në aktivitetin e parë kulturorë në këtë salle me rreth 400 vende ka qënë edhe administratori njësisë administrative Kastrat Miljan Gjekaj . Më tej të pranishmit pasi kanë zënë vende në mjediset luksoze të kësaj salle , kanë ndjekur shfaqjen e parë artistike të drejtuar artistikisht nga muzikanti Ed Leka , por edhe këngëtaret vendas dhe grupi i valleve.

 Foto përshtatëse :  

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.