Eris Rusi:Të dua bab’!

0
143
Sot përcillet në banesën e fundit në orën 14:00, në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi.Ndahet nga jeta poeti korçar, Skënder Rusi - Shqiptarja.com
Pas humbjes së të atit, i biri, Eris Rusi, ka shkruar disa vargje prekëse për të atin.
Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, siç eshte jeta, iluzioni jone. Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.
Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues.
TIM ETI, DY FJALË
Ku do të shkosh kështu,
me këtë kostum të ri?!
Me këto këpucë të reja
ku do të ecësh!?
Atje lart në qiell,
me kë ke lënë takim,
Dhe ne s’na ke thënë
e vazhdon të heshtësh!
Çdonjërin nga ne qielli lart e pret,
Këtë e kemi ditur që në lindje!
Ato këpucë veç një herë vishen,
Veç këtë çast kur je nisur për ikje!
Te dua bab’!ERIS RUSI

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.