Prëlë Milani
Kelmendin dhe Malësinë e Madhe nuk do i ndërroja me dajosha të tjerë në botë. Gëzohem që keni për çarë të jeni krenarë para historisë. Por, por, por ma nxirrni me zor nga fundi i barkut, se jene mendjemëdhenj të pa korrigjueshëm.
1-Vetë mburreni për xhubletën kur fisnikja jonë kombëtare është e gjithë MALESISE(Malësi e madhe -Dukagjin + Puke)
2 Vetë mburreni vend e pa vend për lahutën e Malësisë pa pritë që t’i lënë as kujt pjesë ndërkohë që lahutarët më shquar historik i kanë nxjerrë këto malësitë e tjera.
3-Kryengritjen e Vitit 1911 tentoni ta privatizoni komplet duke i zgrip vlerat kur dihet historikisht se Dukagjini qe vetmja krahinë që mori pjesë masivisht ne ketë lëvizje tepër vonuar çliruese shqiptare. Më pak të mburremi për epopetë e vonuara. Po more po armët dhe ushqimet ju dhe dukagjinasve u dha Kral Nikolla. Gjithëkush e kishte përzënë të sëmurin e pa shëruar të Bosforit, vetëm shqiptarët mendoni se nuk lind diell pa “babën”
-Beni lapidaret dhe dukagjinasit që banë 4 ditë rrugë kambë e vdiqën ne trojet tuaja i lini jashtë.
Ftoni sa një president sa një tjetër sipas stinëve politike, ndersa Dukagjinin veç në Logun e Bjeshkeve e ftoni si spektator. Këto raste të përsëritura janë mosmirënjohje e kthyer në sëmundje foshnjarake provinciale Momerandumin Greçës se bashku me Gurakuqin, Ismail Qemalin dhe krerët e tjerë Malësisë e nënshkruan edhe dukagjinasit Mehmet Shpendi , Avdi Kola (Shalë ), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia.
-Edhe presidentin e Bashkimit Evropian dhe Sekertarin e Përgjithshëm të Natos po të ftoni kur nuk thirrni në festë shokun dhe ortakun armëve Hana dreq nderën as burrinë që bani ! Uroj të zini Me respekt nipi juaj qe ua do fort të mirën!