
Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit në Itali. Viktima kishte shkuar të me pushime në Salento. Ishin disa pushues të tjerë që ishin duke notuar që dhanë alarmin për 19-vjeçarin që ishte në vështirësi.Sipas informacioneve të para të raportuara nga Lecce Prima, tragjedia ndodhi rreth orës 11:00, kur 19-vjeçari do të mbytej për shkak të dallgëve, pasi hyri për të shpëtuar të dashurën,e cila po shfaqte disa vështirësi për shkak të rrymave detare.