Pënsionistët në pritje për të marrë pensionet.E ç’far pësioni, gati sa qënët e të” dashures” së Safetit. Ndersa deputet dhe qeveritaret shtojnë rrogat e tyre.O zot i pafshim edhe këta në radhë!
Të moshuarit, në sportel thonë se nuk ka para!
Kjo e hënë i ka gjetur të moshuarit në radhë duke pritur pensionin. Ata thonë se janë në pritje që prej orëve të para të mëngjesit por përgjigjia është se nuk ka para.
Më e vështirë situata është me përsonat me aftësi të kufizuar të cilët kempin nuk e kanë marrë prej 1 muaji. Ata thonë se shkak janë bërë plotësimi me vonesë i dokumentacioneve mujore. Askush thonë të moshuarit nuk kujtohet se me çfarë ushqehen gjatë muajve që kempi u vonohet. Pas 5 orësh sorollatje përpara dyerve të postës, rreth drekës paratë janë depozituar në sportelet përkatëse duke nisur shpërndarjen e tyre. Të moshuarit kanë kërkuar më shumë seriozitet nga ana e institucioneve që të mos i sorollasin të moshuarit sa herë kanë datën e pensionit duke qëndruar në radhë sëbashku me temperaturat e larta..