URIMI NUK ËSHTË KURR I GABUAR JO…!

0
MUSA KURTULAJ  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
“Nuk gabove që na urove Pashkët, ne jemi të fesë myslimane por shoqen e kemi katolike !”
U bëmë rastësht “deshmitar” të dialogut të mëposhtëm sot në dreke, në njerën nga njësitë tregtare të Perashit në Shkoder. Pasi një i moshuar, rreth të 70-tave, bleu ushqimet dhe po bëhej gati të largohet, u drejtohet dy vajzave që shisnin në këtë njësi :
– Më falni se ndoshta po gaboi, po a ban t’u uroi Pashkët ?! Me falni eeeee.. se ndoshta jeni myslimane e u nguta pak !
– Jo nuk po gabon aspak, i përgjigjet njëra nga vajzat, ne vërtetë jemi të fesë myslimane, por shoqen e kemi të fesë katolike dhe zëne se ajo ishte prezente kur urove per Pashkët !
– Domethanë, nuk u erdhi keq eeeeee…?!gezuar pashket Archives - Lajme nga Ulqini
– Aspak, ç’është kjo fjalë ?! Ne nuk dimë të bejmë dallime per festat fetare ! Sot e kemi lënë pushim shoqen tonë, se ka festë, dhe pasdreke do ti shkojmë në shtepi për Pashkët .Do ti tregojmë se si urimin tënd per festen e Pashkëve ia “pervetësuam” ne, ia kthen vajza duke qeshur !
U përshëndeten, dhe i moshuari u largua i buzagaz e i çliruar tashme nga dyshimi se mos vajzave të fese myslimane u kishte ardhur keq që i kishte uruar per Pashkët !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.