Është bërë e mundur të zbardhen listat e kandidatve për antarë Këshilli të Bashkisë nga dy forcave kryesore poitike në Bashkinë M.Madhe.Kësisojë janë rregjistruar 21 parti politike të cilat garojnë për këshillin e Bashkisë, nderkohë që vetëm 2 janë kandidat për kryetar Bashkie , konkretisht Tonin Marinaj I socialistve dhe Isa Ramaj i Demokratve.Ndonse disi në konspiracion nga vetë forcat politike , dhe KZAZ nr 1 M.Madhe në bërjen publike të listave garuese për Këshillin Bashkiak, tashmë janë zbuluar dy listat e dy partive kryesore garuese në këto zgjedhje. Kështu Partia Socialite krahas të tjerve janë bërë publike 8 kandidatë për në këshillin eBashkisë.Kjo listë e cila kryesohet nga kryetari Ps M.Madhe , njëherazi nënkryetar actual i Këshillit të Qarkut Shkodër z, Lulzim Zaraj, e dyta është Samula Gjekaj , këshilltare aktuale po e kësaj force politike. Dhe vijon lista me Adenis Semaj , Sadete Haxhija, Këshiltare aktuale e keshillit të Bashkisë, Silvestër Durgaj, Senada Bajramaj, Leonard Lumaj , dhe Majlinda Ndrecaj , edhe kjo këshiltare aktuale e B ashkisë. Ndërkaq koalicioni “ Bashkë Fitojmë “ ka rënditur këtë listë gare për në Këshillin Bashkiak.Fatmir Shpellzaj kryetar i Partisë së Lirisë,Eva Sterkaj një eksponënte e njohur e politikes në M.Madhe, po kështu dhe Gjovalin Veshtaj i PD, Klara Zekaj Partia e Lirisë,Asim Burgaj dhe Flora Popaj nga Pd, si dhe Eduard Zefaj.
Janë këto listat e dy partive kryesore ,por ajo që vlen të theksohet se krahas Psd , në garë në mës 21 partive janë edhe disa parti të vogla , të gjetura me “mik”, për të garuar për në këshillin e Bashkisë disa prej eksponëntëve jo pak të rëndësishëm të pushtetit actual, kjo për arsyen e vetme se nuk e kanë gjetur veten në listat e Partisë Socialiste. Kësisoj edhe kësaj here ka gjasa që Këshilli i Bashkisë M.Madhe , më shumë se sa politik, dhe përfaqësues, qoftë të zonave apo dhe profesioneve, do jetë një këshille “miqesh” të ornjentuar jo nga partia , por nga kandidatet për kryetar Bashkie.Në do vazhdojmë të publikojmë edhe listat garuese të partive tjera, për tia bërë të mnjohur opinionit se kush lufton të marri votën etyre për në këshillin e Bashkisë. Ajo që në fakt dukdet paradoksale është realiteti se shu më eksponënt të njohur, madje edhe statuesin politik nga maxhoranca qeverisëse , duket për hirë të”interest” të popullit e kanë “tradhtuar “ Partinë , duke u listuar në disa partiçka të gjetura me mik.