BOTIMI  “KOLERË NË KOHË TË DASHURISË ” RRËFIM REAL ,ME  MESAZHE NJERËZORE ,PËR FATIN E POETËVE E TË VETË SHOQËRISË.

0
JAK RROZHANIPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
  Romani ” Kolerë në kohë të dashurisë “, është një rrëfim , sa real, aq dhe domëthënës  ,por edhe duke përcjellë mesazhe njerëzore ,për fatin e poetëve të pushkatuar dhe të varur ,jo më pak atyre,  që u vranë shpirtërisht ,me autor ,gazetarin, publicistin dhe kryeredaktorin e njohur , Namik Dokle ,politikanin dhe shkrimtarin vizionar, duke sjellë para lexuesve një  vepër origjinale, me ngjarje, reale, ku vetë  autori, është protagonist dhe e ka përjetuar atë kohë. Me fatin e poetëve , që guxuan të ngrinin zërin dhe ta pasqyronin realisht realitetin e kohës, në poezitë dhe veprat e tyre, realitetin në të cilën ndodheshin poetët dhe shkrimtarët ,por dhe vetë shoqëria shqiptare. Ku sistemi diktonte e vendoste për çdo gjë ,të një kohe të pabarabartë dhe ku jeta dhe vdekja ,ishin aq pranë ,ku fatin e tjetrit e  përcaktonte pushteti i kohës dhe që godiste me forcë e brutalitet çdo mendim ndryshe apo veprim ,fjalën e lirë dhe çdo gjë, që binte ndesh me interesat e sistemit të kohës, ndër ta edhe poetët.Kolerë në kohë të dashurisë” | RTSH Radio I një realiteti tronditës për fatin e poetëve, por edhe i një shoqërie të tërë , e një sistemi që diktonte e vendoste për çdo gjë dhe që ndëshkonte çdo mendim ndryshe apo pasqyrim real të realitetit të asaj kohe koleriane edhe me fatin njerëzor : atyre që ngrinin zërin për të vërtetën ,apo shkruan poezi dhe vepra ,që s’pajtoheshin me këtë realitet . Ashtu siç e përshkruan me vërtetësi,  dhimbje dhe nostalgji këtë realitet, autori i nderuar i romanit të arrirë : ” Kolerë në kohë të dashurisë ” , Namik Dokle: – TOENA, 2020. – , i promovuar edhe në qytetin e Lezhës . -Varrin ia zhdukën ,tani as muranën ,nuk duan t’ia lënë, një narrativë prekëse dhe domëthënëse, ku njeriu i mbuluar me zhgun të zi ,që vinte çdo natë aty, për të zhdukur muranën e poetit … Duke dhënë mesazhe njerëzore, si njohje dhe reflektim i një realiteti mes dy kohëve për çdo lexues dhe brezat, që të mos përsëritet më kolera në kohën e dashurisë,ku të triumfojë dashuria,paqja ,harmonia,  mendimi e fjala e lirë , drejtësia,liria ,e vërteta , ku lexuesi i gjen tek libri:” Kolerë në kohë të dashurisë “, të autorit të mirënjohur,  z. Namik Dokle.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.