Lutje Zotit/ Mimoza Rexhvelaj:O Zot na ndihmo të kthehen një ditë Dallandyshet tona !!!

0
132
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shoh që ikin çdo ditë Dallëndyshet e vendit tim. Ikin pa kthyer kokën pas. Pa dhën shpresë se një ditë mund të kthehen.
Janë ikje të frikshme, të gjitha lëshojnë mallkimin “Ky vend nuk do bëhet kurrë!”
Punë nuk ka, rroga të vogla që nuk mund të bësh asgjë, nuk arrin rrogë më rrogë, e jo më të flasësh për mirëqenie…
Pensione mizerabël sa për të paguar faturën e ujit. As ilacet apo mjeku, nuk del.
Njerëz pa zë, të shtypur,të lodhur që nuk reagojnë për asgjë… e frikshme deri në dhimbje kur i sheh pa nerv.
Mundësi vlersimi nuk ka, meritokracia është e dal mode, mjafton dy lekë dhe blen çdo post, si politikë apo në administratë.
Mjafton një mik lartë dhe bëhesh çfarë të duash e mbush shtëpinë me £¥$ sipas rasti. Pastaj qahesh se ta “pastruan” me të gjitha. Aty ku ka merret, ne të tjetërve mund të na merrni shpirtin…Për vogëlushët, për fëmijët tanë: Dallendyshe
Kemi mbet aq pak idealist të çmëndur që vazhdojmë të luftojmë për këtë vend.
Jemi pak njerëz të pa kapur nga pushteti sa mund të quhemi “specie më zhdukje” po sa vlejmë dhe ne?!
Nuk e di…
Zot mos na e bjerr mundin!
Mos na e vrit shpresën ka shumë njerëz që presin nga ne, mos lejo t’i zhgënjejmë!
Të lutem!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.