Teksa kemi ndjekur nga afër një nga seancat stervitore të ekipit Veleçiku, ku realisht vihej re dukshëm impenjimi maksimal i lojetarve dhe gjithë stafit drejtues, ajo që binte në sy ishte rifreskimi i skuadrës me lojtarë të ri. Ndaj mënjëherë sapo tekniku Dritan Smajli ka fëshkëllyer për të ndalur si peëërfundim këtë seancë stervitore , ne I kemi drejtuar mikrofonin tonë për të mësuar diçka më shjumë rreth këtij proçesi stervitor. Edhe pse janë larguar plot 6 lojtarë të ekipit bazë të skuadrës, serish nuk e konsiderojmë dramë , madje janë afruar lojtarë të rinj dhe me prespektivë, kësisoj Veleçiku nuk është larguar nga objektivat e fillim sezonit , është shprehur kështu tekniku Dritan Smajli. Me tëj në prgjigje të pyetjeve tona tekniku Smajli ka shprehur edhe mëndimin e tij se realisht nuk bëhët “nami” nese nuk del në kategori të parë ekipi keëtë sezon, kjo mbasi edhe mungesa e një stadium nuk përbën ndonjë shije për tifozërinë praniae skuadres duke luajtur në stadium të qyteteve tjera qoifte edhe në Lezhë.Ndaj tekniku Dritan Smajli ka folur me garanci maksimale se beson forte tek kreu I Bashkisë Tonin Marinaj ç’ka do thot se shumë shpejt do mundtë fillojnë ndertimi I stadiumit në qytetin e Koplikut. Kështu që koha po punon për të rifarmatuarpastaj një ekip drejte ngjitjes …