Tuz , Pastrimi/Shëmbulli që duhet ndjekur edhe nga të rinjët e punësuar në administraten e Bashkisë M.Madhe

0

Një aksion i pastrimit nga mbeturinat përgjatë rrugës nga qendra e Tuzit deri te Ura e Zharnicës, u zhvillua sot nga SHPK Komunale.  Punëtorëve të Komunales iu bashkëngjitën e gjithë administrata e kësaj ndërmarrje, nga portieri deri te drejtori Nikollë Camaj.Gjatë aksionit u larguan mbeturinat që hidhen nga shoferët e papërgjegjëshëm, si dhe u larguan dy deponitë e egra që krijohen nga qytetarët e papërgjegjëshëm.“Që nga derëtari e deri te drejtori, që të gjithë sot ishin në aksion të pastrimit të oborrit tonë të përbashket!Aksionit iu bashkëngjit edhe e famshmja jonë Emina Çunmulaj”, shkruhet në faqen e SHPK Komunale në fb.Hedhja e mbeturinave dhe krijimi i deponive të egra është një problematikë që kërkon më shumë përpjepkje duke filluar nga Komuna, SHPK Komunale, Policia Komunale e deri te qytetarët.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.