Komuniteti shqiptar kudo nëpër botë vijon të japë një kontribut të çmuar për vendin tonë dhe falë punës së tyre, kanë arritur të na japin shembuj tejet pozitiv.

Me kënaqësi ju bashkova për një kafe bashkëqytetarëve të mi në Londër, pjesa më e madhe nga zona e Postribës. Folëm për Shkodrën, sfidat e drejtimit të kësaj bashkie, projektet dhe vizionin tim për t’i dhënë asaj vëmendjen e merituar.

Natyrshëm që kontributi i komunitetit shqiptar në emigracion është i rëndësishëm dhe prej këtyre bisedave, kupton edhe më shumë sesa kanë bërë dhe vijojnë të bëjnë përtej sfidave, bashkëatdhetarët tanë.
