Në Ditën e Komunës së Tuzit, edhe 1.3 milion euro investime kapitale u ndanë nga Drejtoria për investime kapitale e drejtuar nga malësori ynë, Esmin Beqaj.
Këto investime do të kryhen deri në fund të vitit 2022.
Vetëm për disa muaj që morëm pjesë në qeveri, arritëm që mbi 2 milion euro investime t’i akordojmë për Tuzin, dhe 410 mijë euro për Ulqinin.
Vazhdojmë me politikë e afirmimit dhe lobimit ekonomik, në sferën e sigurimit të fondeve për viset ku jetojnë shqiptarët.Është nënshkruar sot kontrata ndërmjet Drejtorisë për Projekte Kapitale dhe Komunës së Tuzit për përmirsimin e infrastrukturës lokale.Drejtori i Drejtorisë për Projekte Kapitale Esmin Beqaj dhe kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, në objektet e komunës, nënshkruan kontratën në vlerë prej 1.3 milionë euro për përmirsimin e infrastrukturës lokale.Drejtori Beqaj theksoi se këto janë projekte të shumëpritura që janë ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore të planifikuara në Tuz nga buxheti kapital i shtetit përmes drejtorisë për projekte kapitale.Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e suksesshëm me Drejtorinë për projekte kapitale dhe për nënshkrimin e kontratës dhe deklaroi se komuna vazhdon të investojë në infrastrukturën lokale dhe zhvillimin e saj