Pas rënies së Qeverisë së Malit të Zi si opcion për të dalë nga kriza qeveritare është formimi i qeverisë se re apo vazhdimi i ekzistuesës si teknike deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, andaj iu mbetët partive politike të vendosin për të dalur sa ma parë nga kriza qeveriare e parlamentare siç veprojnë vendet e qytetëruara
Nail Draga
Pas 12 orëve debat me 19 gusht Qeveria e 43-të e Malit të Zi humbi votëbesimin, e paralajmëruar me herët nga 36 deputet nga shumica parlamentare (PDS,PL,SD,PSD, UDSH) që iu janë bashkangjitur edhe deputetët nga PB, si dhe janë mbeshtetur edhe nga një pjesë e opozitës aktuale(Demokratët e Malit të Zi). Nga votimi dual qartë se kemi të bëjmë me shumicën e re parlamentare (Gjukanoviq-Beçiq) e cila në ditët në vijim do të dëshmohet si votim i rastit për rënien e Qeverisë, apo do të jetë një koalicion qeverisës në të ardhmën.Votimi i mocionit të mosbesimit do të mbesë në historinë e Malit të Zi, sepse Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviqi, është me afat më të shkurtë prej 113 ditësh(28 prill-19 gusht)!Nëse Qeveria e parë e dalë nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020 ishte e ekspertëve, kjo e dyta ishte e pakicës por nuk pati jetëgjatësi edhe pse tregoi gadshmëri e guxim për tu ballafaqur me korrupcionin e kriminalitetin si asnjë qeveri deri më tash. Por, në agjendën e programit qeveritar kishte edhe çështje të cilat nuk janë zgjidhur me herët, duke mbetur pezull vite më radhë. Në këtë aspekt bën pjesë nënshkrimi i marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe(KOS), çështje e cila nuk është vetëm teologjike por edhe politike në raportët malazezo-serbe, sidomos nga viti 1918 kur Malit të Zi ia mohuan shtetësinë.Duke marrë parasysh se nga viti 2006, Mali i Zi ka rikthyer pavarësinë e humbur, ka qenë e udhës qe nga ajo kohë Qeveria të angazhohej në zgjidhjen e kontekstit me KOS-in.Por, siç duket qeveritë e mëparshme kanë pasur në fokus të veprimtarisë së tyre çështje tjera më të rëndësishme duke e margjinalizuar këtë çështje e cila ka peshë të veçantë për popullsinë ortodokse kryesisht serbe në këtë mjedis. Por, në sajë të ndryshimit të pushtetit nga 30 gushti 2020 dhe ardhjës së opozitës në pushtet kjo çështje me peshë politike ishte me përparësi në agjendën qeveritare. Por, pas formimit të Qeverisë së pakicës me kryeministër Dritan Abazoviqin ai nuk hezitoi por u angazhu në realizimin praktik te saj.
Marrëveshja me KOS-in shkak për rënie të Qeverisë
Ndonëse kryeministri Dritan Abazoviqi është paralajmëruar më herët nga partia e presidentit Millo Gjukanoviq(PDS) së nëse e nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe(KOS) ai do të shkarkohet përmes mocionit të votëbesimit nga Kuvendi i Malit të Zi, ai vërejtjet e tilla nuk i ka vlerësuar si reale, i bindur së nuk është duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.Por, pikërisht në ditën kur e nënshkroi në Podgoricë me 3 gusht 2022, marrëveshjen me patriarkun e KOS-it, mediat njoftuan se disa orë më pas PDS-i ka nënshkruar kërkesën për mocion të mosbesimit të Qeverisë dhe e kanë deponuar në sekretarinë e kuvendit.Duhet cekur me këtë rast si nga ana e presidentit M.Gjukanoviq por edhe nga partitë tjera parlamentare është kërkuar që teksti i marrëveshjes të përmirësohet si dhe nënshkrimi i saj të shtyhet për disa muaj deri në fund të vitit por çdo tentim ka qenë i kotë. Andaj, shikuar në këtë aspekt, për rënien e Qeverisë si shkas është Marrëveshja me KOS-in, edhe pse ka edhe shkaqe tjera, siç janë lufta kundër korrupcionit e kriminalitetit, burgosja e individëve në pozita shtetërore etj., të cilët kanë qenë pjesë e qeverisjës shtetërore vite më radhë.
Rezultate për 100 ditë
Por, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviqi, për këto ditë ka arritur disa suksese të cilat më herët nuk i ka arritur asnjë Qeveri me mandat të plotë. Përveç nënshkrimit të Marrëveshjës me Kishën Ortodokse Serbe, që ai e cilëson si të arritur në favor të pajtimit të popullsisë ortodokse në Mal të Zi, e arritur e veçantë është lufta kundër korrupcionit dhe krimininalitetit, që dëshmohet me burgosjën e disa individëve në piramidën e pushtetit, por edhe disa grupeve të ndryshme të narkodilereve etj.Pasi mocioni i mosbesimit të Qeverisë është transmetuar drejtpërdrejt në televizion, në kanalin parlamentar, qytetraët kanë pasur mundësi të përcjellin diskutimet e deputetëve. Pa dashur të analizoj paraqitjet e tilla që ishin me interes sidomos nga kryeministri Dritan Abazoviqi, i cili ofroj të dhëna për luftën kundër korrupcionit dhe kriminalitetit duke cekur emra të individëve tnë ë lidhur me pushtetin vite më radhë ku një numër janë në paraburgim. Edhe kundërshtarët politikë me fanatik nuk mund të mohojnë të arriturat por çështja qendron të animoziteti politik qofshin ata personale apo partiake.
Ulqini në mes shpresës dhe zhgënjimit
Me zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi qytetarët e Ulqinit mënjëherë vërejtjen se ka shpresë për investime të cilët kanë munguar viteme radhë nga ana e PDS. Ndërsa tani në vitin 2022 disa projekte janë bërë pjesë e programit vjetor të qeverisë siç është ura mbi lumen Bunë, investime në infrastrurën rrugore, hotele, ndërsa nuk duhet harruar rikthimin e ullishtës së Valdanosit qytetarëve përkatësisht ish pronarëve në Ulqin, pastaj statusin e kryporës, projekti për çërdhen e fëmijëve në fushë Ulqinit etj. Janë këto projekte qe janë pjesë e agjendës qeveritare, të cilat kanë munguar në qeverisjen e PDS-it për tridhjetë vite. Andaj largimi Dritanit nga pozita e kryeministrit do të ketë efekte negative sepse do të paraqitën pengesa të ndryshme byrokratike e subjektive si më herët, sepse e kaluara ka qenë dështuese dhe jashtë interesimit të pushtetit për investime në Ulqin.E dhëna se nga ana e PDS-it për tredhjetë vite të qeverisjës nga Ulqini nuk ka qenë i emëruar asnjë ministër shqiptarë apo në pozita të rëndësishme qeveritare dëshmon mjaft gjoja për konsideratën e treguar ndaj shqiptarëve, ndërsa e kundërta ndodhi për kët mandat të kufizuar të kryeministrit D.Abazoviqi, i cili duke emëruar një numër të konsideruar shqiptarësh në ministri të ndryshme, ndikoi në ndryshimin e strukturës kombëtare në fushën e punësimit, që paraqet një moment që duhet të vlerësohet.
Zhbllokimi i institucionëve
Pavarësisht rrëzimit të qeverisë përbërja aktuale e parlamentit i ka të gjitha mundësitë të bëjë zhbllokimin e institucionëve të vendit përmes shumicës së kualifikuar, sipas rekomandimeve nga Bashkimi europian. Fjala është për zhbllokimin e institucioneve të drejtësisë, në zgjedhjën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, antërarëve të Këshillit Gjyqësor, Prokurorin Suprem Shtetëror të cilat kanë mbetur pa u realizuar tash dy vite duke dëshmuar jo seriozitet në punën e partive parlamentare, që do të jenë me pasoja për qytetarët.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare si zgjidhje
Sipas paralajmërimeve të disa partive politike del se për të dalur nga kjo krizë qeveritare ekzistojnë disa opcione, ku një nder ta është edhe formimi i qeverisë së re nga fituesit e zgjedhjeve të 30 gushtit 2020. Kemi të bëjmë me mundësi logjike por duke marrë parasysh animozitetin në mes subjektëve politike(URA-Demokratët) vështirë të realizohet. Ndërsa nga URA kanë njoftuar se nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie te re, ndërsa ajo të formohet nga shumica e re parlamentare nga partia e M.Gjukanoviqit(PDS) dhe Beçiqit(Demokratët).Por, nëse nuk arrihet të formohet Qeveria e re, si opcion mbet që qeveria aktuale në cilësinë e asaj teknike të vazhdojë deri në organizimin e mbajtjën e zgjedhjeve parlamentare, nëse nuk ndodhë ndonjë kombinim i pa pritur, sepse partitë parlamentare duan të fitojnë në kohë duke ruajtur pozitat e tyre.Në sajë të përvojës së deritashme nëse në ditët në vijim e më së largut deri me 18 shtator nuk do të arrihet deri të emri i mandatarit për formimin e Qeverisë së re, atëherë presidenti i vendit M.Gjukanoviqi duhet të marrë vendim për shpërndarjën e Kuvendit dhe të shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare. Një vendim i tillë do të ishte i logjikshëm, sepse pas formimit dhe dështimit të dy qeverive në afat prej dy viesh, zgjedhjet parlamentare janë zgjidhje për të dalur nga kriza qeveritare e parlamentare si kudo në vendet demokratike.
(Gusht 2022)