𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐟𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢, 𝐳𝐠𝐣𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐤𝐭𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞̈”, 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞̈𝐫𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐞𝐬𝐭𝐚: 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐮𝐫𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐝𝐨 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ ‘𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐭’!

0
148
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se partia e tij do të vijojë të mbështesë çdo kauzë opozitare sa i takon lëvizjes për protesta.
Në një konferencë për mediat ai tha se Rama dhe shpura e tij do të paguajnë çdo ‘borxh’, ndërsa i bëri thirrje punonjësve të administratës mos të firmosin asgjë në shkelje pasi do të duhet të japin llogari.May be an image of 1 person
“Ne do dalim në përkrahje të çdo iniciativë të qytetarëve. Një popull që fle në demokraci, zgjodhët në diktaturë. Kjo është zgjidhje e pandalshme. Ne si PL do të bashkëpunojmë me çdo forcë politike opozitare, me çdo grup interesi për të rivendosur llogaridhënien në këtë vend. Ky është proces i pandalshëm. Këtë e di vetë dhe Edi Rama. Historia ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Këto borxhe do i paguajë ai i pari dhe shpura e tij. I bëj thirrje administratës që mos të përdoren si bedela që mos të firmosin shkresa të paligjshme, akte të paligjshme. do marrin në qafë veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Në Shqipëri do të funksionojë ligji.”, tha Meta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.