Nga Teuta Osmani
Shpesh shikoj ëndrra 

Edhe të mos flerë më bëhet ëndërr
Gjumi më merr si në humnerë
S’kuptoj ku e kam trupin
S’kuptoj ku e kam mëndjen
Ndjehem se jam në një skenë
Tek shoh një film
Më bëhet të dëgjoj të tjerë
Dhe të shikoj përtej
Jam një sy a një ekran?!
Tek ndjek të gjitha me imtësi
Lëvizjet, natyrën, njerëzit
Me ngjyra si në një jetë realisht vërtetë!
Kuptoj dhe ndjehem e gjallë
Aty në atë ëndërr që po shikoj
Dhe sytë i kam si ekran
Prozhektor i mëndjes
Tek shijoj dhe përballem me çdo situatë
E të jenë të jetuara apo jo
Më duket se kam një mall
Por dhe shpresën që po m’ofron!
Jo më kot ëndrrat të shpien kudo
E në Hënë mund të bëhesh banore
Të fluturosh me krahë
E të shohësh yjet shekullore
Të shohësh retë si bien poshtë
Të shohësh majat nga sipër
E të bëhesh zog i vërtetësisë
Që në ëndrra të shpie!
Si pafajsishtë!

Ëndrrat nuk janë kurrë zhgënjime
Se me një të parë kupton thelbin
Ke kuptuar jetën imtime
Po dhe atë mistiken
Ke ndjerë e ke qarë
Je lumturuar dhe kënduar
Ke ndjerë keqardhje, ke ndjerë frikë
Ke ndjerë mungesë, dhimbje, ke ulëritur e ke bërtitur e ke thënë me plotë fjalën tek flet për gjumësh
Ke sharë ke rrahur, ke kërcyer e fjetur
Njësoj si në jetën ëndërrzgjuar e në atë të paramenduar!
Je kthyer, ke ikur, je vonuar, s’ke arritur
Ke abuzuar, të kanë abuzuar,
E të kanë vjedhur, e ke blerë, e i ke humbur!
Të gjitha këto në ëndërr
Që shpesh ëndrrat i injorojmë e pse na paralajmërojnë të ardhmen,
Na kujtojnë të shkuarën
E megjithatë në ëndërr jemi prapë
se ndryshe do ishim të falimentuar
Në mendime e gjykime e më progres të së ardhmes…
Si të jesh një bust pa ëndrra në realen!
Teuta Osmani