LOGU I BJESHKËVE, TRADITË KULTURORE E HISTORIKE-SHEKULLORE E KELMENDIT…

0
280
NGA NDUE BACAJ
HYRJEMay be an image of 1 person
Malesia e Madhe, dhe “zemra” e saj Kelmendi prej shekujsh kanë qënë protagoniste jo vetëm të qëndresës e luftrave mbrojtëse të trojeve shqiptare dhe identitetit tonë Europerendimor, por kanë qënë edhe protoganistë të evenimenteve festive me karakter civilizues dhe aromë të dallueshme Europiane. Në trojet tona nuk ka “kënduar” vetëm pushka e ka hellur valle jatagani në duar të trimave e trimereshave malësorë që i delnin për-zot kësaj “pjesë” të Europës, por në këto troje edhe këndohej e hillej valle për bukurinë e hijeshinë e “amazonave e spartakeve” kelmendas, malsor e shqiptar. Këtu i këndohej dashurisë, jetës, trimave e trimreshave me trajta të kreshnikëve e heronjëve të vertet , këtu zhvilloheshin edhe lojra popullore e gara të ndryshme, të cilat shoqëronin jetën e fisme të këtyre maleve , bjeshkëve e luginave , disi të ashpra ne dukje , por të “ëmbla” për t’i jetuar… Logjet e zhvilluara në Malësi të Madhe (që nga Kelmendi, Gruda, Trieshi, Traboini, Koja, Rapsha, Shkreli, Lohja e Sipërme, e veçanarisht te Shpella e Frashnit Bajzë etjerë..) kanë qënë mjaft të veëanta e të hershme, ku jehona e tyre prej shekujsh i ka kaluar kufinjët e trojeve tona etnike…
PAK HISTORI PËR LOGUN E BJESHKËVE TË KELMENDIT!Logu i Bjeshkëve – Albanian British Chamber of Commerce and Industry
Logu i bjeshkëve është një traditë shumëshekullore e treves së Kelmendit. Zgjedhja e vendit të Logut të bjeshkëve në Qafen e Predelecit të fshatit Lëpushë nuk është e rastësishme, por është traditë historike e “gershetuar” me atë natyrore, pasi ky vend plotësonte mrekullisht kushtet për një eveniment të till festiv e tradicional… Qafa e Predelecit ka një histori mbi tre shekullore kuvendesh e logjesh pavaresisht viteve të ndërprerjeve apo deformimeve që kishin sjellur baticat apo zbaticat ndër mote e shekuj … Alabanologu dhe studiuesi Franc Nopça kur shkruan për kuvendet e fiseve në mbledhjet e të cilave vendosej përmbi luften dhe paqen , shënon edhe vendet ku mblidheshin keto kuvende në Malesi të Madhe e më gjërë.File:Logu i Bjeshkëve 2017 – presentation 1.jpg Për Kelmendin ai cilëson si vend kuvendesh Qafen e Predelecit. (Franc Nopça ; Fiset e Malësisë së Shqiperisë Veriore dhe e drejta zakonore e tyre, fq.263-264 ,Tiranë 2013). Nga Qafa e Predelecit pamja është vertet mahnitëse. Jo më kot Lëpusha vlersohet si kryevepra e natyrës së Kelmendit dhe perlë e Alpeve Shqiptare… Lëpusha të josh me forma të buta të relievit … Më në pasqyrë është Mali i Trojanit, emër ky ndoshta i perandorit romak Trajan, qysh në kohën e fushatave ushtarake per nënshtrimin e Dardanisë (Kosovës) dhe të Dakisë (Rumanisë së sotme). Franc Nopça pasi kishte vizituar Shqiperinë e Veriut , në vitin 1910 në Sarajevë botoi librin “Gjeografia e Shqiperisë Veriut”, ku për pamjen natyrore të Lëpushës do të shkruante: “ Njeriu mund të besonte se gjendej në pyllin e Vjenës, sikur të mos gjendej aty maja “kërcënuese” e Trojanit..”. (Kolë Progni ,Malësia e Kelmendit ,monografi ,fq.96-97, Shkoder 2000). Qafa e Perdelecit ndër shekuj ka qenë vendi i kremtimit të përvitshëm të festës fetare Shna Prendes (26 korrikut), ku me këtë rast është kënduar, kercyer, janë zhvilluar lojra tradicionale popullore etjerë. Logu fillonte me një këngë majakrahu dhe nga një këngëtar i Lëpushës, i cili sapo mbaron këngën përshëndetej duke qitë pushkë nga miku kryesor i Logut dhe shoqërua me fjalët të lumtë goja.Samuel Pllumaj Logu i Bjeshkeve 2019 - YouTube Më pas këndonte këngëtari më i njohur i zonës i cili urohej me fjalët; të këndoftë zemra dhe ky urim shoqërohej me të shtena armësh. Pas kësaj logu merrte gjalleri të madhe nga lahutarët, këngëtarët e kërcimtarët që “zevendësonin” njeri-tjetrin si në konkurset e sotme… (Pjesmarrësit e Logut të bjeshkëve visheshin gjithnjë me kostumet kombëtare të treves etnografike të Kelmendit, ku spikasnin; në veshjet për gratë xhubleta e traditës mbi 4000 vjeçare dhe për burrat çakçirët e xhamadani etj…). Në Log zhvilloheshin edhe mjaft lojra popullore si ; loja kush ishte më i shkalltë dhe më i zoti për të “marrë” bajrakun (flamurin), loja me shami të kuqe e deri gjuajtja e shenjit me armë që ishte pika kulmore e logut etjerë. Logu i Bjeshkëve kishte vijuar për mote e shekuj, deri edhe gjatë luftës së dytë botërore, por ky log do të ndalua gjatë regjimit komunist si eveniment festiv-tradicional, të cilin regjimi komunist u mundua ta zëvendësonte me evenimente e ditë të tjera “festive” (në fakt më shumë ditë-zie që solli ky regjim enveristo-bolshevik për Kelmendin, Malësinë e Shqipërinë), që nuk i kushtoheshin më tradites së bukur kelmendase, por partisë e udheheqesve të saj…
LOGU I BJESHKËVE PAS RRËZIMIT TË SHTETI KOMU

Logu I Bjeshkve Te Kelmendit | Facebook

NIST
Logu i bjeshkeve rifilloi traditën pas rrezimit të shtetit komunist, (më sakt gjatë drejtimit të (ish) komunës Kelmend nga Kryetari i saj z.Rush Dragu 1996-2000, perfaqësues i Partisë Demokratike). Gjatë këtyre viteve të pluralizmit e demokracisë logu i bjeshkëve në Kelmend perveç vlerave tradicionale mori edhe vlera bashkohore. Manifestim i logut të bjeshkëve “sot” ka fituar shumë elemente të qytetrimit përendimore, ku më i spikaturi është momenti i konkurimit e perzgjedhjes së bukurisë (femrës më të bukur) të Logut të Bjeshkeve, që tashma njihet me “emrin” d.m.th. “MISS BJESHKA”. Logu tashma ka një pjesmarrje të gjërë nga Kelmendi, Malesia e Madhe, por edhe treva të tjera…
DISA FJALË NË VEND TË NJË EPILOGULogu i Bjeshkëve”, malësia zgjedh më të bukurën - albanian
Sot Logut i Bjeshkëve të Kelmendit zhvillohet (zakonisht) në dhjetditëshin e parë të muajit gusht (këtë vit-2022 me 7 gusht)… Në këtë eveniment festiv e tradicional të Kelmendit, bie në sy protagonizmi për të marrë zotnillëkun e kësaj tradite kuturore, festive e historike të Kelmendit, “miqë” të ndryshëm jashtë Kelmendit e Malësisë së Madhe. “Pretekstet” e këtij protagonizmi janë nga më të ndryshmet, deri te ai financiar… (Prite Zot edhe ai politik). Vertet e rëndësishme është që të vijoj të zhvillohet tradita e logut të Bjeshkëve të Kelmendit, por të zotët e shtëpisë, Kelmenasit, të mos ua lëshojnë zotnillëkun miqëve të ftuar (e të paftuar), pasi miku sado mik i mirë të jenë, sipas traditës shekullore respektohet gjithmonë si mik, e kurr si zot i shtëpisë tënde…
Koplik me 05 gusht 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.