Janë gjetur dy turistët gjermanë që ranë në një greminë në Theth mesditën e sotme.Bëhet me dije se njëri prej tyre ka humbur jetën, teksa helikopteri po bën përpjekje për t’i dhënë ndihmën të mbijetuarës dhe për të marrë trupin e pajetë. Në foton më poshtë tregohet rruga që kanë ndjekur turistët (e kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën e shënuar me të verdhë.Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuarTHETH rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.