Viktor Paloka 

Spo shef dite kurre shqiptaria
500 vjete nen kame turqia
E mbas kesaj na erdh Europa
Tu e nda shqipen copa copa
50 vjete me komunizem
30 vjete demokratizem
Spo jet kush pa ja vu kamen
Shqiptarise me ja hup famen
Krejte nji jete tuj ndej hava
Kali cof e patkojt ra
Fort shpresum mbas komunizmit
Po i ndrron jeta shqiptarizmit
Na shkaterroi kjo politika
30 vjete shqipetareve fika
Politika nai mur mendt
Ha si ujq e lif si qent
Me fushata rrena e zgjedhje
Me mashtrime , krime e vjedhje
Lojna fmish keto lloj partish
Fitojme lesht si tuf bagtish

Sja mbajne besen skenderbeut
Pse mei rakeshtu mohit beses
Veper madhes Nane Trezes
Kundra vetit e kundra botes
Tuj vra vetin marrja e tokes
Plagt e shqipes fort po therin
Po na e bani ma te mire Enverin.
Po na hup emer e fame
Prej breznise do te marrim name
Shqipja ishte zoje e rande
Jo me e marre gjithkush n,per kame
Ka nis zoti me na hup
Nuk po del kerkush me u lut
N,paste mbet kund pak gjak shqipetari
Meu marre vesht si u mur i pari
Te marrim shembull nderfetar
E ta kthejme njerzimin mbare
Me vullnet e jo me zore
Pa marreveshje s,ka fitore