Sot, Komunën e Tuzit e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj së bashku me Ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkëlqesinë e tij Z. Ridi Kurtezi, Drejtoreshën e përgjithshme për financa në Bashkinë e Tiranës znj. Jonida Halili, Drejtorin për media dhe komunikim në Bashkinë e Tiranës Z. Denis Dedej si dhe Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo.Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Tuzit Z. Nik Gjeloshaj dhe përfaqësues të tjerë të Komunës. Në këtë takim të parë zyrtarë, ndër të tjera u diskutua për tema konkrete që prekin projekte të përbashkëta ndërinstitucionale.Kryetari Gjeloshaj falënderoj kryebashkiakun Veliaj dhe mikun e tij të vjetër, për vizitën si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Bashkia e Tiranës i ka dhënë Komunës së Tuzit që nga themelimi i saj.Në anën tjetër Z. Veliaj përgëzojë kryetarin Gjeloshaj për zhvillimin dhe transformimin që po i bën qytetit. Ai, gjithashtu shprehu gatishmëri që në një të ardhme të afërt të bashkë financoi projekte në infrastrukturë apo ndërtimin e ndonjë sheshi, parku apo librarie, diçka që do të propozojë miku i tij i vjetër kryetari Gjeloshaj.