Të nderuar lexues. kaloni sonte një natë të këndëshme , pasi keni lexuar këto poezi nga poetja Brixhila Dede
KUFIRIT TE MALIT TE ZI
Vajtonte qyqja ate dite,
kengen bilbilit ti rrembente.
Hedhur hapat kufirit te Malit te Zi,
ku binte shi e gjemetonte.
Varreza ngjare me bresheri plumba
Biografi, renduar mbi supe
Arratisje,
Zgjerim kufijsh
Perandori, shkaterruar sinore e m’ tutje ( Rusi)
Vdekje vrastare,
ze ulerim,..akoma ushton,
Si lotet e shiut kthyer ne bresher
Si te vdekurit te jene te gjalle, por n’ kome
Dhe une, porsi nje gjemim perpjekur,
te dal nga kjo sketerre.
Me zemren perpelitur
Me trupin ndier, si nje peme e prere
Dhemb,
c’ do plage,
Nga kohe e shkuar, rritur.
Dhemb,
Kur heshtja flet me vetmine e uritur
Dhemb,
historia mbi harte,.. ndryshuar
Dhemb,
Kur hap ditarin pa fjale,
E, me lote,.. shkruaj
DHE TË NDJEK…
– Për miqtë e rinj në facebook –
Bota është e gjitha brenda teje
Si një sferë e zjarrtë që të djeg, të djeg..
Unë jam Toka dhe ti Universi ku endem
Dhe të ndjek…dhe të ndjek !
Helenë e Trojës, Kleopatër a Beatriçe me nam,
Ofeli biskonjë, apo femra të orjentit Khajam,
Anë Kareninë tragjike a Bovari madam,
Brengë angleze me emrin Migen 1), e pabesi,
Elisabet Teilor e çmendur deri në pleqëri
Të gjitha, të gjitha,.. nuk vlejnë sa ti !
Më mbaj të ri, të lutem, deri në frymë të fundit,
Më ndriço shpirtin deri sa të vdes,
I varfër jam me një jetë të ta shpërblej
As dhjetë të tilla nuk do të arrinin, për besë !
ENGJEJT E MIJ
Ate nate,
yjet qiellit u shuan,
pas tyre te fshihesha nuk deshiroja kursesi.
Gjinjve te mij ndezur qendronte nje flake e zjarrte.
Morfinit, narkozes, prane ndiere dy engjejt e mij.
***
Qepallat,
agimit te shpreses lekundur.
Buzeqesha,
ashtu sic di une perseri.
Rrotull, ndiere arome familjeje
Per habine e shkences,
Ne kembe qendruar, si Perendi
KUR SYRI I QIELLIT NDRICON
Te lutem qendro me mua sonte,
Zambaket e ujit, prej yjesh vezullues, jane ndricuar
Dhe duket se bisedojne me nje mori galatikesh
Mes syrit blu te melankoluar
***
Sot, flasin dhe pemet,
Qe hijen mbi te drunjten ure kane leshuar
Kesaj mbremje ku bustekuqi fshihej,
Ashtu si trendafili mbi det valezuar
***
Ky qiell,
renduar qepallash,
nje gorgone mbi batice ledhaton,
Si zbardh kjo dite, ky agim,..
Oret, sekonde shkojne
***
Dy fjale peshperime ne buze,
Zemren ajrit pulsuar
Largesia,..
s’ eshte ndarje, the;-
Si miliarda kilometra rreze dielli,
Shpirtin peshtjelluar