Një përsonazh real , një ngjarje e 250 vitëve më parë e ndodhur vetëm atje ku lindin trimat e pushkës , të bëses , dhe urtisë.
Pikrisht atje në Male, ndaj shkrimtari dhe publicisti I njohur Prëlë Milani , këtij përsonazhi ,kësaj ngjarje të Norës, pra të marrjes në Besë , siç e kanë patur traditë burrat e maleve, e kakthyer në një vepër artistike.
Promovimi i këtij libri në mjediset e biblotekës Marin Barleti” Shkodër, ka qënë “ dasma” që ju bë pas 25o vitesh Marash Tucit, përsonazhit real të këtij libri.Në këtë promo vim ( dasëm) siç e cilësoj poetja Mimoza Rexhvelaj , morën pjesë mjaft nga autoritet e letrave Shqipe në Shkodër dhe mbar veriun e Shqipërisë.
Të gjithë në fjalen e tyre evidentuan vlerat artistike , historike të këtij libri që na sjell Prëlë Milani. Kësisoj krahas Zija Vukaj kryetar I Shkrimtarve , kanë folur mjaft nga të pranishmit.
Të gjithë kanë theksuar një realitët ; Ky libër, por dhe promovimi I tij , ishtë një risi , një promovim ndryshe nga shabllonizmat e promovimeve çdo javore në këtë mjedisë culture në Shkodër.Për të plotësuar këtë realitet po botojmë dhe mbresat e dy prej folësve në këtë promovim.
Ja si shkruan podetja Mimoza Rexhvelaj:“Marash Tuci ndorja shqiptare” asht libri ma i ri i shkrimtart Prelë Milani.Me këtë libër Prela ka tejkalua vetvetën, rrëfimi i ngjarjve nga Shoshi i Dukagjinit vjen ambel plotë ndjenja vëllaznore, plotë dashni për malet hijeranda ku rriten trimat dhe trimneshat, ku besa asht baraz me besimin në të madhin zot.
Ku për besë njiri vdes dhe fjalën e dhanë kurrë nuk mundet me kthye mrapsh, se korit vedin e krejtë Bajrakun.Duket që Prela ka kenë orëçuet kur ka nis udhtimin me Marash Tucin e Shoshit, ia ka pri të marën duke sjell krejt Dukagjinin me bukurit e madhështin e tij, me historinë, trimninë, bujarinë, besën që pak kund i gjen skalitur ndër rreshta me mjeshtëri të madhe siç i gjen tek ky libër që kemi në dorë.
Edhe ma parë autori ka shkruar për këtë trevë me histori të pasun e ngjarje të thana, e të pathana, por kësaj herë nuk vjen veç historia e një djali të ri nga dera fisnike, nuk vjen veç tragjizmi e fati i trishtë, por ambël e bukur përshkruhet dhe dashnia mes dy të rinjve .
Marashi e Rudina që nuk e kurorzuan me martesë dashnin e madhe të tyne, por nga pena e Prelës ata u skalitën në memorjen e lexuesit në perjetësi. Sot Prela jua bani dasmën e madhe me gjithë bajraqet e parin e Shkodrës në Bibliotekën “Marin Barleti” ku pata fatin me qënë me krushqit.Marash Tuci heroi i heshtun deri sot, pak e aspak njohur nga brezat e rinj, ju shtua yjeve që shnrisin qiellin e shqiptarisë për me u ba i pavdekshëm ndër trojet tona. Populli jonë ndër shekuj jua ka kënduar kangën këtyre burrave e burrneshave, por Prela bani shumë ma shumë, i fali jetën e dytë Marash Tucit, jetën e pavdekësisë mes madhështisë…Suksese Prele Milani!
Ja dhe mendimi i një profesionisti si Kadri Ujkaj:Te nderuar miq te mi virtual dhe real!
Sot, siç e shpreha, edhe ne fjalen time, nga statusi i kritikut letrar profesionist, perjetova me shume kenaqesi promovimin profesional te librit “Marash Tuci-ndorja shqiptare”, nje novele e standardit profesional e poetit, prozatorit, publicistit e polemistit shkodran, z.Prele Milani, birit besnik te Shoshit te traditave te shkelqyera historike, fale edhe rolit te figurave te tilla popullore, te qendreses per liri e dinjitet kombetar, si Marash Tuci.Ky promovim ishte nje arritje e denje, fale edhe rolit efektiv profesional te redaktorit te ketij libri, hulumtuesit elegant, shkrimtarit e botuesit Meritan Spahia,po aq edhe lektoriumit qe i bene ketij libri fjalet elegante te studiuesit te letersise, me nje shqise te hulumtimit standard te nervit poetik, kryetarit te shoqates se Shkrimtareve Shkoder, Zija Vukaj etj.
nen moderimin elegant te gazetares se talentuar te Tv1-
Shkodra, znj.Lindita Doda,Kavaja, qe, se bashku me gazetaren e talentuar, veteranen e sensibilitetit profesional, znj.Kozeta Bruçi, sa vjen e me shume, po krijojne nje tradite te kendshme, ne promovimet letrare dhe artistike , me shijet e tyre, estetike dhe sensacionale, ne biblioteken”Marin Barleti” Shkoder.Urime, vetem urime, festave te tilla letrare, ne Shkodren tone, te kultures dhe te artit, sa vete mosha e saj, e lashte gati sa Roma!Shume flm, Mimoza, per fiksmin elegant te momentit promovues me mikun tim Milani!