Ndalet ora e Zviceres….

0

Emocione të jashtëzakonshme në Shën Petersburg të Rusisë. 120 minuta nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e çiftit Zvicër-Spanjë.

Skuadra që do të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020 do të përcaktohet nga 11-metërshat. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 77-të, përfaqësuesja helvete arriti t’ia dilte ta çonte ndeshjen te penalltitë.

FT: ZVICËR-SPANJË 1-1

Shaqiri 68′ / Zakaria 8′ (autogol)

 

77′ Zvicra mbetet me 10 lojtarë, Frojler ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Morenos në mesfushë. Futbollisti i Atalantës “tradhton” helvetët.

 

68′ GOOOOOL ZVICRA 1-1/ Xherdan Shaqiri vendos baraspeshën. Në festë zviceranët!  Pas asistit të Freuler nga e djathta, futbollisti me origjinë shqiptare, nuk ka falur në afërsi të pikës së penalltisë duke e dërguar topin në cepin e portës.

 

8′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Devijimi fatal i Zakarias, iberikët gjejnë rrugën e rrjetës. Pas një predhe të Zhordi Albës me të majtën nga jashtë zonës, topi u devijua me kembë nga Zakaria dhe përfundoi në rrjetës. 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.