Unë jam nëna e këtij mashkulli…

0
Rovena Kurtulaj
Biri im, të thërras bir sepse tashmë te kam ne krahe cdo dite!
Tek shihja dita ditës teksa barku im nisi të më rritet , ndjehesha njeriu më me fat në botë sepse brenda meje po u krijonte një jetë e re, një jetë që do plotësonte jetën time.
Ti ishe shumë i vogël, i sigurt për momentin nga ligësitë e botës aty jashtë. Por kjo nuk kishte për të qenë gjithmonë keshtu, një ditë ti Dole ,dhe tashme po’ jeton ketë jetë.
Ndoshta unë nuk kam për të qenë kurrë nëna perfekte për ty, pasi nuk do të mund të rris dot me frymën tradicionale të familjes së duhur, unë i godas traditat, por të premtoj që ty do të mundohem të të bëj të lumtur.
Mendoj se më shumë se veç edukates, një fëmijë ka nevojë për prindër që ta duan dhe mbështesin në çdo hap, dhe jo prindër “perfekt”.
Biri im, dua të dish se fakti që ti je një mashkull nuk të bën ty superior ndaj femrës, mos harro që femra të jep jetën!.
Gjithashtu dua të të mësoj ta duash neser nese do zoti te kesh motrën tënde! Nuk dua ta lodhësh atë me punë të ndryshme me mendimin se ajo është femër dhe femra merret me punë shtëpie. Jo! Unë dua që të dy ta doni dhe ta mbroni njeri-tjetrin si të njëjtë. Kështu si motrën tënde, dua ta trajtosh e respektosh e të krijosh rrethan barazie edhe me partneren tënde ne te ardhmen . E Kjo po që do të më bënte mua një nënë krenare.
Biri im, dua të dish që fakti që ke lindur mashkull e sheh rreth vetes se ti duhet të jesh gjithmonë i forti, i pathyeshmi, dhe sunduesi në familje nuk do thotë se të rriten vlerat si burrë, të jesh familje do të thotë bashkëpunim dhe dashuria e të gjithëve për të lumturuar dhe ndihmuar njeri-tjetrin.
Biri im, ti ndoshta një ditë do të gabosh, ndoshta ti do të zgjedhësh të jesh ndryshe, ndoshta ti do të lëndohesh, atë ditë kur të ndodhë kjo, nuk dua të mbash lotët. Dua të dish që unë jam aty për ty. Kush tha që burrat nuk qajnë, nuk ka ditur se ç’janë ndjenjat. Ndonjëherë, ju jeni edhe më të ndjeshëm se femrat, por përpiqeni t’i fshihni mirë ndjenjat tuaja sepse ju mësuan se për burrat është turp te qajnë.
Dua të dish që sido që të jesh, sido të vendosësh ta jetosh jetën, mami ka për të qenë më ty, krahu yt i djathtë që ka për të luftuar një botë bashkë me ty.
Veç të lutem bir, kurrë mos paragjyko jetën e të tjerëve, lëri ta jetojnë si të duan. Mos diskrimino nëse ata janë ndryshe nga ty, përpiqu të ndjesh thellë dhimbjen e tjetrit, mos e dhuno se nuk ngjan me ty, mos abuzo se është më poshtë se ty, të gjithë njerëzit janë të barabartë.
Veç këtë të lutem mos, se veç atëherë do më shuash dëshirën të thërras me zë të lartë ” Unë jam nëna e këtij mashkulli ”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.