FUTBOLLISTI SHKODRAN SHPETON JETEN E DY TE RINJVE QE PO MBYTESHIN SOT NE ZOGAJ

0
Dy te rinjte ishin futur per tu lare ne oret e mesdites por teksa kane tentuar te kthehen ne breg, kane ndjere lodhje fizike dhe e kane patur te pamundur te notojne me tej. Te rinjte teksa po mbyteshin kane kerkuar ndihme dhe thirrjet e tyre jane degjuar nga kapiteni i klubit te futbollit Murlani.
Tv1Channel, meson se Vildan Kacubela sapo ka degjuar thirrjet per ndihme te dy te rinjve eshte nisur menjehere drejt tyre me nje varke. Pavaresisht veshtiresise, ai ka arritur te marre ne varken e tij dy bashkemoshataret e me pas tu jape edhe ndihmen e shpejte.
Fale nderhyrjes se Vildan Kacubeles, dy te rinjte kane shpetuar per mrekulli.
Nje rast shume pozitiv nga ana e kapitenit te FK Murlanit, ish lojtarit te Ades dhe ekipeve zinxhir te Vllaznise, duke treguar se heronjte nuk jane vetem per neper filma por edhe mes nesh
Faleminderit @Vildan Kacubela

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.