LUKË KAÇAJ , YLLI VEZULLUES SHQIPTAR I QIELLIT BOTËROR TË BELKANTOS !

0

Nga Ndue Bacaj

Nëse Malesia e Madhe është krenare per bijët e saj ndër shekuj, me Lukë Kaçajn , Malesia dhe Shqiperia  jo vetem krenohen ,por edhe  krahasohen (denjesisht) me vende e popuj ku linden artistë të mëdhenjë me permasa boterore…Malesori prej Bajzet  Lukë Kaçaj është një nga baset më të shquar të Belkantos të shekullit 20-të. Ai  ka qënë  dhe mbetet ylli plot shklelqim në konstelacionin qiellor të zerave që nuk shuhen kurrë.. Lukë Kaçaj me zerin dhe interpretimin e veprave më të mëdha të autoreve dhe muzikes botërore ngriti lartë në qiell emrin dhe famen e Malesisë , Shqiperisë dhe të tijin , gjëra që nuk munden dhe as nuk do të mundin kurrë t’ja grabisin toksoret..Lukë  Kaçaj kishte lindur me 01 dhjetor të vitit 1926 ,në Bajzë të Kastratit , në familjen “KAÇAJ” (Zyra e arkives gj.c.Malesi e Madhe,regj.247 ,fl.47/39). Feminia e tij e parë kishte qenë  mjaft e larmishme dhe interesante , pasi ishte rritur jo vetem nën kujdesin e familjes tij patriotike dhe të shquar per hijeshi e ndesha e mirë ,por edhe nën influencen e LOGJEVE të mrekullueshme të Bajzes Kastratit,  me një traditë civilizuese të lidhur me emrin e Shpelles së Frashnit apo Kishes-Famulli të Bajzes , të njohura këto kombetarisht dhe ndërkombëtarisht. Ketu kenga kishte jehonë si askund tjeter ,ketu zgjedhja e bukurisë (femres..) me “motivacionin” KA  DA  TE  SHPELLA  E  FRASHNIT , ngjason si dy pika uji me miset e ditëve tona… Është ky ambient me tradita të hershme  artistike ,ku  artisti i ardhëshem  Lukë Kaçaj  do të degjonte thirrjen e zemres e shpirtit se zëri i tij po të kultivohej do të mrekullonte skenat e botes…Kënget e tija të para të shoqruara me tingujt e fyellit ,zymares e lahutes ja degjuan malet , kodrat dhe fushat e gjelbruara ku kullosnin tufat e bagetive… Ja vlersuan , duartrokiten dhe inkurajuan shoket e tij të feminis ,por edhe më të rriturit e djelminisë . Lukë Kaçaj-t Zoti perveç zërit i kishte falë edhe fizikun ,që i ngjante një lisi të gjatë ,të bukur e të rritur harmonishem..Por mbi të gjitha keto cilesi i kishte të komanduara nga një mendje intiligjente me një edukim patriotik të udhehequra ndër shekuj nga  binomin jetëdhenes Fe  e Atdhe… Keto cilesi të Lukës (që në vogeli) kishin rënë edhe në syrin e familjareve , të cilet në moshen 8 vjeçare e dergojnë në Liceun “Ilirikum” të Franceskanëve në Shkoder. Në Ilirikum  mjeshtrat e medhenjë të muzikes  at Filip Mazreku e at Martin Gjoka nuk e kishin të vështirë të zbulonin basin e ardhëshem ,kengetarin e mahnitshem të Belkantos shqiptare e botërore Lukë Kaçaj-n,të cilin menjëherë (në vitin 1932) e pranuan në korin e mrekullueshem të Ilirikumi-t. Lukë Kaçaj në Ilirikum mësoi edhe gjuhet latinisht , greqisht dhe italisht ,gjuhë në të cilat recitonte në orgjinal pjesë nga “Bukoliket” e “Gjeorgjiket” e Virgjilit , nga “Iliada” e “Odisea” të Homerit etjer.. Në këtë “vater” kulture e dije Europerendimore së bashku me bajzjanin  Lukë Kaçaj u formuan edhe të medhenjët e muzikes shqiptare ; Çesk  Zadeja  , Tish Daija  , Tonin Harapi , Simon  Gjoni ,Tonin Rrota , Preng  Jakova , Zef Gruda  e tjer…Ketu  Luka u njohë edhe me veprat e pavdekshme të korifenjë të muzikes botërore si ;  Vivaldi ,  Hendeli , Moxarti , Beth’hoveni , Rossini , Verdi e më gjërë.. Pas vitit 1945 ,kur në pushtet u instaluan  komunistet (me duhem lindore) shkatërruan edhe këtë vater plot dije e afsh atdhedashurie me kahje perendimore ,Luka (si edhe të tjer e vazhduan shkollim e tyre  në liceun “Jordan  Misja”, ku vijojë edhe rritja e talentit tij.. Duke degjuar e parë zërin dhe interpretin e jashtëzakonshem që demostronte Lukë Kaçaj  autoritetet artistike të kohes  arrijnë që  t’a  dergojnë per studime  në konservatorin “ÇAJKOVSKI” të Moskes.  Dhe mjeshtrat shqiptarë të kesaj kohe , vertet nuk ishin gabuar ,pasi  Lukë Kaçaj që student vlersohet nga profesoret e ketij konservatori me famë botërore , jo vetem si studenti dhe interpreti më i mirë i belkantos , por si Shaljapini i ardhëshem , (pra basi më i mirë i të gjitha kohrave në Rusi e më Gjërë). Ishte kjo performancë gjeniale e Lukë Kaçaj-t  ,që kishte bindur regjizorin e filmit “Skenderbeu” (viti 1953) t’a  perzgjedhë Luken per të interpretuar rolin e rapsodit të verber-t ,që siç dihet Luka e realizoj ketë rol  në menyrë të shkelqyer ,ku kenga dhe zëri i tij edhe sot mrekullon sa herë që shihet filmi “Skenderbeu”..Lukë Kaçaj pas perfundimit me rezultate të shkelqyera të konservatorit “ÇAJKOVSKI” ,shfaqë  magjinë e një “ylli” vokal që i kalonte kufinjët kombetarë , me një performancë në rritje  nderkombetare… Talenti i basit Lukë Kaçaj-t në  Shqiperi ishte i pakrahasueshem. Teatri i operas  dhe baletit në Tiranë kishte një yll mbi yjet e tjer të belkantos shqiptare. Nje studiues i asaj kohe do të shkruante se “magjia” e zërit dhe interpertimit të Lukë Kaçaj-t  hapi një epokë të re në muziken shqiptare.. Lista e roleve  interpertuese  të ketij basi të mahnitshem është e gjatë dhe plotë suksese  ,por ne po shenojmë vetem “disa”..:  Në vitin 1956 -mjeku Gravril në operan “Traviata”  të Verdit , në vitin 1957 -mbreti Rëne në operan “Jolanda “ të Çajkovskit , në vitin 1958 -don Bazilio-n në operan “Berberi i Seviljes” të Rosinit (që ishte edhe roli më i dashur i Lukës ,që e luajti mbi 100 herë në Shqiperi e jashtë saj..). Në vitin 1959 -daja Gjin në operan “Mrika” të Prengë Jakoves , në vitin 1960 –babi i Drites në operan “Pranvera” të Tish Daisë , në vitin 1961 –ungji Bonzo në operan “Madam Baterflaj” të Puçinit ,ku po ketë vit interperton –murgun endacak…në operan “Boris Godunov” të Musorgskij-t , në vitin 1963 -filozofi Kolen  në operan “Bohema” të Puçinit , në vitin 1964 -prifti Nurabad në operan “Peshkataret e Perlave” të Bizesë  ,në vitin 1965 –Sparafuçile në operan “Rigoleto” të Verdit , në vitin 1970 në rolin e plakut në filmin “Perse bie kjo daulle”e tjer.. Sukseset e mahnitshmen (me jehonë nderkombetare) të ketij basi të madh , në ato vite u “detyrua” t’i  pasqyrojnë edhe shtypi i kontrolluar i komunisteve  shqiptarë më në krye “Zerin e Popullit” ,e cila me daten 12 dhjetor 1958 , ndër të tjera do të shkruante , se basi shqiptarë Lukë Kaçaj me interpretimin e rolit të Don Baziljos nga opera “Berberi i Seviljes”  të Rosinit ,në “Balshoj Teater” të Moskes ka lënë pershtypje se nuk ka ndryshim nga i madhi Shaljapin dhe kengetari i shquar Çesjeviç…”. Të gjitha rolet e  sipercituara ,por edhe të tjera Lukë Kaçaj i interpertoi në skenat shqiptare dhe ato me famë botërore ,si në (ish) Bashkimin Sovjetik , Gjermani (Lindore) ,Hungari ,Bullgari , Poloni ,(ish) Çekosllavaki  e vende të tjera… Vlen të theksohet se Lukë Kaçaj rolet e tij në skenat e teatrove  më të njohura të kohes me në krye teatrin…”Balshoj” i interpertoi  në pesë gjuhë të ndryshme të cilat jo vetem i zotronte ,por i bënte më të tingellueshme e kuptueshme me zërin e tij të shkelqyer me intonacione “qiellore”.. Sukseset e basit të mahnitshem  Lukë Kaçaj vazhdojnë të njohin vetem ngjitje deri në vitin 1966 , kur per “aresye” qarkullimi e largojnë nga skena  duke emeruar pedagog në Institutin e lartë të arteve. Me ketë veprim pushteti i djallit të kuq duket se i kishte bërë hesapet me hanxhitë e tij , dhe priste  reagimin ku do të “gabonte” basi i madh Lukë Kaçaj (pasi dihej pasioni i  Lukës per skenen). Hanxhinjët i rrinin afer Lukes dhe e provokonin me vijë sjellje ,dhe per çdo fjalë që i vidhnin ferkonin duart dhe “ngrinin” zërin e tyre të fikur e çjerrë nga jehona e zërit  të Malësorit kastratas Lukë Kaçaj , i cili së bashku me zërin e tij kishte sjellur në Tiranë dhe Europë edhe oshtimen e bjeshkeve legjendare ,ku ishte ruajtur më mirë se askund tjeter fara Europerendimore e shqiptarisë… Lukë Kaçaj deri në vitin 1973 arriti të mbijetoi , madje si pedagog nxorri shumë mjeshtra të muzikes e kënges…Por kjo nuk mjaftonte…Luken Kaçajn Partia (Punes) e donte “kurban”…Dhe “kurban” e beri pikrisht  me 28 maj të vitin 1973 ,kur e arrestuan publikisht në institutin e arteve ku punonte…Akuza të rënda e monstruoze; armik i partisë dhe pushtetit.. Konkretisht Luka akuzohej se ishte simpatizant i Gjergj Fishtes ,vargjet e të cilit i “kendonte” herë pas here , se kishte simpati per boten perendimore per të cilen agjitonte “shpesh”, e deri akuzohej per tradhti ndaj atdheut… Sigurisht keto “argumenta”  i kishin mbledhur hanxhinjët e sigurimit të shtetit komunist , ku fatkeqesisht ndonjë hanxhi kishte qënë edhe koleg  “i vogel”  i Lukës madh..Vlen të kujtohet sa absurde tingellonte  akuza per “tradhti” , pasi Lukë Kaçaj gjatë turneve të tij neper Europë kishte pasur mjaft oferta që të mos kthehej më në Shqiperi ,por të shkonte e jetonte në vendet (perendimore) me demokraci të vertet. Atje zëri dhe talenti i tij jo vetem do të vlersoheshin dhe siguronin një karierë brilante  ,por do ta mbulonin me para e pasuri. Luka  si  një nacionalist i edukuar e kulluar i kishte hellur poshtë keto oferta pa as më të voglin tundim..Ruajna Zot..! ndersa akuzohej kot per këto.. Në vitin  1978 Lukë Kaçaj lirohet nga burgu i vogel dhe del në një burg tjeter të madh , që ishte i detyruar të siguronte  buken e gojes me punë  të renda e të rendomta ,(por edhe i survejuar nga spiunet e sigurimit të shtetit komunist) ,deri sa e nxjerrin në pension.. Luka duke biseduar me një mikun e tij muzikolog (Loro Saten) ,do të pyeste : Perse ky helm e vrerë ndaj meje ? Dhe miku i shquar i tij do t’i pergjigjej me fjalet domethenese: “Lisat e mëdhenjë i rrah era…”Në keto vite të trishta e të zymta Lukë Kaçaj-t i vdes edhe gruaja e tij (v.1988) , Ana e dashur e besnike ,me të cilen nuk kishin pasur femijë.. Demokracisë dhe pluralizmit artisti i madh Lukë Kaçaj  ju gëzua pa masë , por tashma më shumë moralisht  e shpirterisht , sepse fizikisht ishte i lodhur edhe pse  i pamposhtur…Lukë Kaçaj në vitet e demokracisë u perpoq për të realizuar një pjesë të ëndërrave të tija  të mbetura pergjysem . Ai u mundua të interpretoi e inçizoi disa nga rolet dhe kenget e tij …Ato janë perlat autentike të një gjeniu të belkantos shqiptare e botërore ,ato janë pasuria më e madhe që Lukë Kaçaj ka investuar në thesarin e artit e kultures sonë  dje ,sot e neser… Në vitet e demokracisë që Luka jetoi levizi kryesisht neper Europen perendimore , ku takoi disa nga koleget ,shoket e miqt e tij , por ata në vendet e tyre kishin pasur një fat krejt tjeter . Ata ishin vlersuar ,madje edhe kishin berë pasuri e prokopi me artin e tyre , edhe pse disa nga ata kishin qenë dallueshem më pak të talentuar per zërin dhe aftesit e tyre… Me këtë “rast” po kujtojmë vetem një takim të Lukë Kaçaj-t ( në 1991) me shokun e tij të konservatorit të Moskes ,basin bullgar Kolja Giaurov ,që italianet e quanin mbreti i basëve.. Kolja kur ishte student  me Luken në Moskë asnjëherë nuk kendonte mbasi kendonte Luka … Por basi bullgar kishte vijuar në Itali e më gjërë karieren e tij brilante ,(dhe ishte martuar me sopranon e shquar italiane Mirela  Freni). Ato ditë kur Luka takoi mikun e tij bullgar në Itali ,shfaqej opera  “Bohem” e  Puçinit. Kolja me bashkeshorten kishin dy role kryesore ; Kolja rolin e filozofit Kolen dhe Mirela rolin e heroines Mimi . Në teater ishte i ftuar i veçant i ketyre artisteve , Lukë Kaçaj. Kur perfundoi opera me shumë sukses  dhe publiku po duartrokiste ,dy artistet e mëdhenjë (Kolja e Mirela) u drejtuan nga  lozha e porositur ku rrinte Luka ,dhe me një gjest domethenes i trgojnë publikut per mikun e tyre.. Duartrokitjet e nxehta të publikut italjan tashma ishin per basin e madh shqiptarë Lukë Kaçaj , i cili ketë momemnt e perjeton me emocione e lotë…(Lukë Kaçaj ,kolosi i belkantos ,perg. nga Gjergj Denelli ,fq.21-22). Mua si autor i këtij portreti të vogël para madhshtisë së tij më ka mbetur i pashlyer takimi im me të madhin e perjetshëm Lukë Kaçaj në një mbremje në vitin 1995 , kur ish Bashkia Koplik (kryetar i të cilës atëherë ishte i ndjeri Perlat Ramçaj , dhe sekretar i këshillit të bashkisë isha unë) , organizoi per nderë të grupit folklorik të Malësisë  Madhe që kishte fituar çmimin e parë në festivalin floklorik kombëtar të zhvilluar atëherë në Berat . Në ketë mbremje festive ishte i ftuar edhe Luk Kaçaj , i cili edhe pse në moshen rreth 70 vjeçare , plus vuajtje e burgut komunist e tjer , kendoi (live) per të pranishmit kengen e të verbërit që ai e kishte kenduar në filmin Skenderbeu rreth ketër dekada më pare. Zëri i tij atë mbrëmje kumboi  si një zë qiellor , duke treguar se thuajse nuk kishte asnjë ndryshim , ishte zë kumbues , zë i embël e  melodioz , zë i fuqishëm cili na  mahniti dhe pa e kuptuar  na  mori me vehte… Gjë që tregoi se vuajtjet , privimet e persekucioni komunist nuk kishin mundur  t’i marrin atë çfar i kishte dhuruar Zoti ketij artisti të madh… Gjatë viteve të pluralizmit e demokracisë Lukë Kaçaj u nderua e vlersua me tituj nderi nga pushteti lokal (Qytetar Nderi i Komunes Kastrat) e tjer , ndersa  Institucioni i  Presidentit të Republikes  i jep Lukës (pas vdekjes) titullin më të lartë “Nderi  i  Kombit”… “. Një titull disi të “vonuar” ja jep edhe Bashkia  Malesisë Madhe  “Qytetar  Nderi” (me 26 gusht 2018)… Megjithatë Bashkia e ka pasur dhe e ka rastin per të Nderuar Lukë Kaçajn “Nderi i Kombit”  , duke i venë të pakten emrin e tij ndonjë institucioni arsimor , kulturor  e artistik të Bashkisë Malesia e Madhe .  O por se harrova ka disa shkolla në Malësi që mbajnë emra ose analfabetë komunist ose të vrarët e persekutuarit e tyre , ndersa pallat kulture ,  qender kulturore  apo shtëpi kulture  bashkia Malesi e Madhe nuk ka fare deri tani… Gjithsesi per të mbyllur këtë  portret të vogel para veprës së ndritur të artistit të madh Lukë Kaçaj , vlejnë fjalet e një shkrimtari e studiuesi shkodranë  (Alfred  Çapaliku), i cili shkruante : “Luka i kaloi vitet e fundit (të jetes) si një YLLË  që digjet duke lënë gjurmë në qiellin tonë…”. Me 7 shtator të vitit 2001  kolosi i belkantos  shqiptare  e boterore  do të mbyllte sytë pergjithmon nga kjo jetë , të ciles i dha gjithshka dhe i mori thuajse asgjë.. Lukë Kaçaj  është perjetsisht ylli vezullues i qiellit të belkantos shqiptare e botërore , drita e të cilit nuk do të zbehet kurrë…

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.