ENVER CAKAJ
Sot në qytetin e Çorovodës u organizua ceremonia e dhënies “QYTETAR NDERI” gjenaralit Pëllumb Qazimi, akorduar nga KESHILLI BASHKIAK Skrapar. Kishin ardhur për ta nderuar shokët e tij gjenaralë e graduar të tjerë,mes të cilëve edhe i nderuari ,Alfred Moisiu e dashamirës të tjerë nga Tirana,Berati dhe Skrapari. Por në protokoll ishte bërë një “gabim”.Pas fjalës së gjenaralëve fjala më takonte mua,sepse në ushtri dy grada njihen të larta,gjenarali dhe tetari. Unë kam qenë tetar me zotësi kur isha ushtar!. Megjithatë takimi qe i këndshëm. Unë i dhurova Pëllumbit një libër, ku i futa dhe kët poezi,që do të lexoni:
DILNI SE ERDHI PELLUMBI
O Skrapar të erdhi djali,
Më i miri,gjenerali.
Ka pirë ujë në këto gurra,
Ku janë rritur të tillë burra.
Edhe pse matanë detit,
I ka bërë ndere vendit.
Në Skrapar gjithmonë ka qënë,
Kush s’e pa i dëgjoi zënë.
Atje ku i thane vajti,
Fjalwn si burrat e mbajti.
Gjak e djersë tok i përzjeu,
Ashtu si e desh Atdheu.
Pëllumbi diplomat djalë,
Na i ngjalli Kahremanë.
Që të dy burra të rrallë,
Na i nderuatë Skraparë.
Pëllumbi mbetet Pwllumb,
S’ka furtunë që e tund.
Po s’qe Pëllumbi i pari,
Skraparit s’i vjen behari.
Qe Pwllumb,po s’fluturoje,
Fare i qetë punoje.
Gjeneral,por çepanlli,
Çdokujt i vije kufi.
Siç ke qenë je dhe sot,
Na perfaqsove ne bote.
Po sa më tutje që vete,
Sërish çepanlli na mbete!
V.o Titulli është përshtatur nga redaksia