Shkroi :Farida Ramadani
Gjatë jetës shpeshherë jemi takuar me njerëz të ndryshëm por kur takohesh me femra të forta, vitale dhe modeste kupton se je e rrethuar me shumë aktivitete, takime, punë, përkushtim dhe sinqeritet. Para disa muajsh bëra një aktivitet në Shkodër që këtë vit përkoi me 5 vjetorin e Lëvizjes “Gratë frymojnë vlera” ku si staf jemi të vemendshme të promovojmë gra potenciale, me CV të pasur dhe të respektuara nga Shkodra ku ftohen gra nga mbarëshqiptaria. Kështu ndër rreth 40 gra ftova një Zonjë nga Prizreni Ymran Fusha e bindur nga CV e saj edhe pse nuk isha takuar asnjiherë. Prezantimi nga ana e saj në aktivitetin e zhvilluar në Shkodër ishte mjaft modest. Bëra një udhëtim për në Prizren dhe takimi me Ymran sinqerisht më befasoi. Së pari dukej entuziaste që po e takoja dhe sapo arrita e tërë koha e saj ishte në dispozicionin tim. Me makinë udhëtuam rreth gjysëm ore duke soditur mjediset e këndshme të Prizrenit dhe duke mi prezantuar rrugës ndërtimet e bukura që ishin bërë. Njëkohësisht gjatë rrugës mikja më njohu me disa nga veprimtaritë dhe punët e saj të cilat ishin në fushën e biznesit, shoqërisë civile, aktiviteve me gra dhe me grupet në nevojë. Në Prevallë që nga larg dukej në majë të një kodre në një mjedis natyror të mrekullueshëm Hotel Qendra Dardania i cili ishte në administrimin e familjes së saj. Një hotel me parametra bashkëkohore. Çdo detaj ishte i kuruar me kujdes, stil, shije dhe klas. Energjia ishte totalisht nga panele diellore. Një hotel e mjedis vërtetë relaksues e qetësues mes pemësh e lulesh shumëngjyrëshe. Hoteli dhe natyra ishin si dy miq që do kujdeseshin me dashuri dhe elegancë për çdo klient që e frekuenton. Vazhduam udhëtimin tashmë në kthim pimë një kafe në kompleksin SHARR MOUNT ku që nga larg dëgjohej gurgullima e katarakteve që e përshkonin mjedisit e tij. Gjatë rrugës Ymra më tregoi se qendrat më të mëdha të Prizrenit dhe Kosovës ishin në administrimin e familjes së saj. ABI Centër, ABI Qarshia, ABI Store për të vazhduar me ABI Progres, Qumështore,Plus, Furra, Restorant Diamont etj. Shkronjat e para të vëllezërve të saj kishin formuluar brendin e këture qendrave të fuqishme ABI – Adnan, Bahri, Irfan. Një galeri e vërtetë prodhimesh, shërbimesh e veprimtarish. Ymra ishte bijë e një familjeje të madhe e cila në boshtin formues të saj kishte mirkuptimin, devotshmërinë në punë, sinqeritetin, harmoninë, rregullin dhe disiplinen . Në këto qendra ishin me qindra dyqane të artikujve të ndryshëm. Mikja më prezantoi me prodhimet e saj detergjentë të lëngshëm, prodhimtari qumështore etj me shumicë si dorë e parë ku suksesi ishte i garantuar. Lëvizëm tangent nëpër mjediset e ABI pasi sipërfaqet ishin mjaft te mëdha ku detyrimisht më tërhoqi pastërtia, rregulli, qetësia, mjediset e këndshme relaksuese dhe shërbimet në qendrat e sipërpërmenduar. U prezantova me disa nga pjestarët e familjes që menaxhonin disa njësi në këto qendra. Zyra e mikes ishte modeste po me pasuri të mëdha nga aktivitetet dhe prodhimet e saj. Me shumë durim ajo shfletoi një album që kishte nga takimet, veprimtaritë dhe çmimet e vlerësimet që kishte marrë nga disa vende të Europës ku secila nga fotot ishte një tëmë më vete. Në një kënd kishte të vendosura disa nga çmimet dhe vlerësimet ku buzëqeshjen nuk mund ta fshihja kur pashë në mesin e tyre certifikatën që i kisha dhuruar në Shkodër si “Grua me vlera”. Pranë tyre kishte dhe disa punime që i kishin dhuruar disa fëmijë me aftësi ndryshe nga aktivitetet që ajo kishte bërë në shërbim të tyre të cilat i kishte si prioritet për ti ndihmuar herë pas here. Bëmë biseda të ndryshme ku vërtetë kjo grua më la shumë mbresa dhe më diktoi respekt me thjeshtësinë dhe modestinë e saj. Bënte shpesh takime me disa grupe të niveleve të ndryshme. Kishte bërë një seri takimesh dhe aktivitetesh me gratë në promovim të aftësive artizanale dhe në krijimin e identitetit të tyre në ekonomi dhe shoqëri. Nganjëherë krijojmë ide të gabuar se këto gra që kanë biznese të mëdha mund të jetë e vështirë të pranojnë thjeshtësinë. Por jo! Ymra ishte një grua që si në sjellje, bisedë e miqësi kishte prioritet thjeshtësinë. Ajo rrezatonte pozitivitet. Një thënije e saj më mbeti në mend. Kam bërë takime ku me një kafe 50 cent jam kënaqur duke iu përshtatur përherë rrethit ku përfshihej pa treguar asnjëherë mendjemadhësi për atë që ishte. Thjesht mund ta përmblidhja “Një grua e fuqishme që karakterizohet nga modestia”. Ishte një ditë e shënuar për mua atë ditë të cilës ia thashë në fund se kisha ditelindjen. Epo kjo ditë vërtetë do jetë e veçantë nga gjithë ditëlindjet e mia. Ditëlindje relaxi në një miqësi të mirë me miken nga Prizreni.
Shkodër Maj 2021