Nga : Lukë Luka
Festa e mesuesit
(Nga mos dija apo nga zori thone se gabon edhe folklori)
…!
7 Marsi i vitit 1887 quhet viti i çeljes se shkolles se pare shqipe. Kjo asht shkolla e pare shqipe e Korçes?..Korça le ta gezoje, se e meriton si qyteti (bashke me Shkodren), me i kulturumi i kultures shqiptare. Por, mos me mohu trashigimine tone kulturore te lashte, akademiket (historiane),duhet te pranojne dhe te zyrtarizojne, se shkolla shqipe ka pase , shume ma perpara se ajo e Korçes e vitit 1887!?..Keto shkolla jane te vertetume edhe prej studiusve te huej me dokumente te sakta si ajo e Pllanes (Zejmen-Lezhe),ne Blinisht, Shiroke ,Shkoder etj.qe datojne te hapuna qe ne vitin 1638 e ndonji edhe ma perpara ne vitin 1632!(Ilir Seçi !)……
Por akademiket tone (historiane e ndonji edhe politikan) tejet te politizuem (i trembe ala fjala mesues-prift), si dhe tuej kene teper te “ngarkuem me studimin” se gjermani i fundit iku prej Shkodres me 28 ne mbramje apo 29 nadje, nuk kane kohe te merrem me problemet e arsimit tone kombetar!?
Nuk asht barcolete, por anektode e vertete :(pak jashte problemit):”Tre gjermane,naten e 28 nandorit kishin pi e ba xurxull. Kur u zgjuen me 29 nadje nuk gjeten shoket e tyne.I hypen treçiklit dhe shetisin neper qytet tuej i ra rrotull me rrotull. Ne fund pershendeten me partizanet e topitun, dhe iken ka Rus Magjari per te kalu kufinin me u taku me shoket e ikun nji nate ma perpara
Shpesh ndjenjat e mbrapshta e verbojne arsyen!Ndoshta edhe “çlirimin e vendit” ,keto historiane llomotites penelesh(njeni qe mbahet bile shume i ditun) tesh na nxjerrin edhe vitin 2013 kur erdhi ne pushtet PS e rilindjes si vit i çlirimit!
Le te qeshim!…..
Ne foto, ish ndertesa e shkolles pedagogjike “Shejnaze Juka” (prishun qe t’i leshoje vendin shatervanit te madh te qytetit!..)E postoj per mesuesit qe nuk e kane, le ta marrin, per te kujtu kohen ma te bukur e ma te kandshme te jetes se tyne,vitet e shkolles se mesme!..