Kanë përfunduar tri sfidës e javës së javës së 12 të Grupit A të Kategorisë së Parë. Dinamo i falet golit të Xhixhiuas dhe triumfon në transfertë ndaj Orikut me rezultatin minimal 0-1. Vora ka barazuar në shtëpi me rrjeta të paprekura ndaj Korabit. Burreli nuk zhgënjen në transfertë ndaj Partizanit B, teksa matjanët kanë triumfuar me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku të 4 golat u realizuan nga skuadra e Samuel Nikajt. Burreli kaloi i pari në avantazh me Stana në minutën e 12’, teksa në minutën e 32’ të kuqtë mbeten me 10 lojtarë, pasi Osmanllari u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me të kuqtë më kërkues.Pavarësisht rasteve, golin e radhës e gjeti përsëri Burreli, teksa ishte Danaj, i cili në minutën e 64’, përfiton nga një top i mbetur në zonë për ta dërguar në rrjetë. 3 minuta më vonë u rihap sfida, pas një autogoli të shkaktuar nga Hasa në portën e Burrelit, ndërkohë që në minutën e 70’, Raboshta vulosi sfidën me një gol të shënuar pas një aksioni shumë të bukur.Me këtë fitore, Burreli rimerr kreun e renditjes me 25 pikë, 2 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa Partizani B mbetet në vendin e parafundit me vetëm 9 pikë.
FT| PARTIZANI B-BURRELI 1-3Hasa 67′ (autogol)/ Stana 12′, Danaj 64′, Raboshta 70′Ndërsa sfida Erzeni është ndalur në një barazim ndaj Veleçikut me rezultatin 2-2 në transfertë ndaj Veleçikut.
SFIDAT E PËRFUNDUARA TË GRUPIT A TË KATEGORISË SË PARË –ORIKU 0-1 DINAMO
Xhixhiua 77′
VORA 0-0 KORABI
VELEÇIKU 2-2 ERZENI Kacaj 45′, Banushi 90′ / Xhabrahimi 38′, Hyska 55′