Nga: Musa Kurtulaj
-Qytete te tilla si Shkodra, Elbasani, Vlora e ndonjë tjetër, për asnjë rrethane nuk mund te shmangen nga te qenurit qytete-qendra rajonesh te administrimit, drejtimit e zhvillimit te gjithanshëm rajonal e nderajonal te vendit -Ashtu ne heshtje, disa ministri nga viti 2015 e ne vazhdim, kane nisur te riorganizojnë drejtoritë rajonale mbi bazën e 3 prefekturave, dhe te caktojnë me këtë rast edhe vendin ku ato do te përqendrohen ! Një veprim i tillë na duket i nxituar, pa përfunduar me pare reforma territoriale, qe ka mbetur tek riorganizimi i qarqeve ! Ne vazhdojmë te kemi 12 qarqe dhe 12 prefektura ! Ndonëse qe ne vitin 2000 është folur për mundësinë e riorganizimit territorial, me synim shkurtimin e numrit te qarqeve nga 12 ne 5, e fuqizimin e tyre me kompetenca rajonale, faktikisht edhe sot e kësaj dite gjithçka ka mbetur ne kuadrin e fjalëve ! Qe qarqet kështu siç kane qene deri sot e vazhdojnë te jene, jo për fajin e tyre natyrisht, nuk kane luajtur dhe nuk luajnë asnjë ne rol ne shtetin shqiptar, këtë tashme e din edhe zyrtari me i rëndomtë i këtij vendi ! Por ama, mire, keq, janë te pranishme, te përcaktuara edhe me Kushtetute ! Mbi këtë baze kane qene te ngritura edhe drejtoritë rajonale te dikastereve qendrore. Por, ministritë hap pas hapi po bëjnë riorganizimin e tyre, duke i zhvendosur edhe nga qendrat tradicionale qe u dhëne emrin e tyre historikisht rajoneve qe kane mbuluar, ndoshta edhe prej shekujsh ! Kjo nuk shkon ! Qytete te tilla si Shkodra, Elbasani, Vlora e ndonjë tjetër, për asnjë rrethane nuk mund te shmangen nga te qenurit qytete-qendra rajonesh te administrimit, drejtimit e zhvillimit te gjithanshëm rajonal e nderajonal te vendit ! E theksojmë këtë, pasi riorganizimi i qarqeve nuk mund te behet jashtë kësaj vëmendje e përgjegjësie ! Prandaj, edhe lëvizjet e drejtorive rajonale nga ministritë apo dikasteret e tjera qendrore duhet te anulohen, deri sa te riorganizohen qarqet dhe te përcaktohen ne mënyrën me transparente e mundshme qendrat e rajoneve te Shqipërisë ! Deputetëve ne Kuvendin e Shqipërisë, nuk u lejohet te tregohen te paditur ne këtë drejtim dhe te heshtin !