35 EFEKTIVË TË ZJARRËFIKSES SHKODËR PA PAGA

0

35 efektivë të repartit zjarrfikës të Shkodrës ende nuk kanë marrë pagat e muajit Dhjetor dhe kjo ka krijuar një pakënaqësi në përditshmërinë e punës së tyre.Ridvan Bushati Shefi i sektorit operacional pranë këtij reparti thotë se rrogat e muajit dhjetor zakonisht janë marrë nga data 5 deri ne 10 Janar , por këtë herë vonesat kanë tejkaluar çdo afat.
Sipas shefit të sektorit zjarrfikës një tjetër problematikë është fakti se pjesa më e madhe e punonjësve kanë edhe kredi në banka. Burime pranë bashkisë shkodër bëjnë të ditur se pagat punonjësit do ti marrin deri ditën e nesërme, pasi janë duke u kaluar në degën e thesarit dhe nga aty në llogaritë bankare të punonjësve. Janë rreth 3 mijë punonjës të administratës të bashkive të qarkut Shkodër që deri më tani nuk kanë marrë ende pagat ndërsa disa institucione të tjera i kanë marrë në kohë vonesë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.