8 Marsi, dita kur Bota e “vogel” duhet të dëgjoje zemrën e madhe të grave…. Dita kur ne duhet të përulemi me respekt para nënave, motrave, grave, vajzave dhe shoqeve tona , sepse ato janë më shumë se çdo gjë “arka” e jetës, janë burim gëzimi, lumturie, mirësie dhe harmonie… Kështu citon publicist Ndue Bacaj. Ndaj edhe këto ditë feste të 8 Marsit , ditës ndërkombëtare të gruas emisioni Jetë Tjeter , falë kontributit tanimë të njohur të donatorve të emisionit, kemi vijuar dhurata për familjet në nevojë , jo tufa me lule por paketa ushqimore për garatë dhe familjet e tyre në nevoje .Kësisoj këto gra, këto nëna të cilat u falënderohen donatorve tanë, nese do të kujtoheshin punojsit e sherb imit social , apo ata të Bashkisë , për ti ftuar në ato ambjente luksoze ,
ku festuan gratë e Bashkisë me kryetarin, kush e di sat ë lumtura do të ishin për një ëndërr të tillë!Gjatë gjithë muajt Mars, si muaj i grave dhe vajzave tv Kopliku me emisionin Jete Tjetër , dhe Revista Fjala po vijojnë dhe do vijojnë kontributin e tyre humanitare me paketa ushqimore për familjet në nevojë. Kjo tashmë duket qartazi falë donatorve tanë Irinin Kakacaj dhe Behar Kelaj.
Kështu edhe në këto ditë feste kemi qënë në familjet në nevojë ku kjo grua , kjo nënë e këtyre voglushve falenderon maksimalisht emisionin Jetë Tjetër dhe donatoraet tanë… Gjithësesi , kjo është jeta , dikush shtrinë dorën e mpit për një paketë ushqimore, dikush tjetër gezon dhe festoon në “luksin” që të afron jeta, por për të mos thënë shpësherë , nganjëherë me ndihmën e politikës, që mbi të gjitha ka si vlersim këmbimin e votës në vënde pune. Ndaj ënde duhet një përgjigje, 8 Marsi a është festë apo protesë?