AS FLAMURI “s’NA BASHKON”PERSE O POLITIKE?

Kujtimi që sot na çon në 28 Nëntorin e 1912-tës, na sjell në mendje rrugëtimin e shqiptarëve përshkuar shekujsh, që u sakrifikuan e flijuan jetën për Atë ditë, në emër të vlerave të patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kuq e Zi.

Përulemi me respekt në shenjë nderimi për patriotët shqiptarë, që me Ismail Qemalin në krye ngritën Flamurin Shqiptar në Vlorë.
Gëzuar ditën e flamurit nga Shkodra!
