Festivali “Luleborë” këtë vit na përcolli emocione me 16 krijimtari të reja.
Interpretime të mrekullueshme të këngëtarëve konkurues, me një lojë të gjallë të muzikës dhe zërit, mbushën hapësirën e Teatrit “Migjeni”, duke u shpërblyer me duartrokitje e kënaqësi.
Në vitin e 6 të tij “Luleborë” afirmohet si festival i promovimit të vlerave muzikore qytetare shkodrane.
Bashkia Shkodër, organizatore dhe mbështetëse e përvitshme e festivalit “Lulebore”, përgëzon të gjithë artistët, muzikantët, kompozitorët e poetët, këngëtarët, të gjithë ata që punuan me përkushtim, zemër e vullnet për ta realizuar, duke i dhënë festivalit vlerën e merituar.