MARTINI MUND DEDJEN 3 ME 0

0

Teuta ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një përballje kjo e dominuar nga durrsakët e Edi Martinit, të cilët arritën të rrëmbenin 3 pikë të arta duke zhytur shkodranët në vendin e 8-të.Kësisojë  në  perballjen e dy  teknikve Shkodran  Martini dhe Dedja, ka dalë fitues Edi Martini.Me këtë  humbje  vllaznia  edhe një herë  tregoj  se me ketë kontigjënt që ka, as nuk duhet të pretendojnë   më  shumë se kaq. Pra çfarë kanë mbjellur po korrin.Gjithësesi  për këtë  ndeshje ,ja çfarë  thonë  dy  teknikë  Shkodran!

SER DEDJA :KEMI SHUME PROBLEME ME SKUADREN

Dikton vetë rezultati dhe gjendja ku jemi. E kam thënë që kemi shumë probleme me skuadrën. Kohët e fundit kishte rritje dhe u mundova të aktivizoj lojtarë që kanë një përgjegjësi të fanellës.Mendova që këta lojtarë që futa kanë përgjegjësi të madhe, po pashë që kemi probleme të mëdha. Zëvendësimin e tij e bëra për të forcuar sulmin. U dëmtuam nga penalltia. Ishim të avashtë në sulm. Mendova ta ndërroja në pjesën e dytë.Vllaznia e dorëzuar? Mendova që do të luanim ndryshe. Kanë dhënë një indicie të lehtë. Përgjithësi kishim forca te detyrat taktike. Kemi probleme në përplasje. Nuk do të dorëzohem deri në fund të kontratës. Unë do të rris ngarkesat dhe do të mendoj për diçka tjetër.

EDI MARTINI :PER VLLAZNINE  ME VJENE KEQ…!

Kam kërkuar që lojtarët 30-40 minuta të tregojnë karakter. Por edhe kjo nuk ndodh. Jam munduar të kontribuoj për këtë qytet. E shikoj që dëshira fillon dhe tkurret. Kam menduar të rris ngarkesat”, u shpreh Dedja.Pas fitores kundër Vllazninë 0-3, Martini shton se ndeshjet në orën 17:00 po bëhen shumë të lodhshme për skuadrën. Ai bëri apel që skuadra e tij e zemrës Vllaznia të firmosin kontrata afatgjata me klubin shkodran.Martini theksoi se kthesa e rezultateve pozitive të Teutës erdhi me fitoren 1-0 ndaj Tiranës në Durrës.“Kanë bërë 4-5 ndeshje. Në pjesën e parë sihin të freskët. Shënuam një herë me penallti, Vllaznia na vuri në vështirësi në pjesën e dytë, na futi në gjysmëfushën e dytë. Ishte një ndeshje e sikletshme. Shyqyr Zotit, rezutlati na bën të qeshë, por lufta sa ka filluar. Të mendojmë për Kukësin.Jam shumë i gëzuar për dejmtë. Po japin gjithçka nga vetja. I përgëzoj lojtarët dhe po shijojnë frytet e punës së tyre.Kanë ndryshuar disa gjëra. Si fillim, njohja ime me ekipin. Fillimi ka qenë i vështirë, sepse duhej të njihja karakterin e tyre, cilësitë. Dëshira na ka bërë të kemi më harmoni në grupë dhe të punojmë së bashku.Atëherë m’u dha rasti. Ndeshjet në orën 5 janë bërë të lodhshme. Sepse luajmë në kulmin e të nxehtti çdo 3 ditë. Personaliteti i lojtarëve, dhe përvoja e Arapit. Kuros, dhe dëshira e Kallakut dhe të rinjve janë gërshetuar duke bërë që të kemi sukses.Ndeshje me Tiranën më e mirë që kemi bërë. Unë nuk kam zgjidhje tjetër. Kanë bërë rezultatet të mira. Do të doja të kisha mundësi për rotacion, edhe kur e mendova në Gjirokastër për rotacion, ndërsa Sherifi na ndihmon shumë në fazën sulmuese.Kallaku ka marrë ngarkesë të madhe. Për Vllazninë më vjen keq. Duhet të mendojë gjatë. Dedja dhe lojtarët të lidhin kontrata të gjata për vitin tjetër”, përfundoi Martini.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.