12 PREFEKTË TË QARQEVE TË SHQIPËRISË, TAKIM NË BASHKIN M.MADHE

0

12 prefektë të të gjitha qarqeve të vendit tone, të kryesuar nga keshilltari i kryeministrit Sander Lleshi, kanë qenë mysafirë diten e premte në Bashkinë M.Madhe, nga ku janë pritur nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj. Pas një infarmacioni të detajuar të punës dhe sherbimeve që kryhen nga administrata e Bashkisë dhe duke i njohur me resurset e Bashkisë M.Madhe prefektët. Ndërkohë që prefektë të qarqeve të ndryshme kanë pyetur rreth shume problematikave të perditshme që hasen në punë e siper nga drejtuesit e qeverisjes vendore. Në këte takim të organizuar dhe administruar nga prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja, edhe një herë të pranishmit kanë vlerësuar mikpritjen e berë nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj.

Gjatë takimit të prefektëve të 12 qarqeve të vendit tonë me kryetarin e bashkisë Tonin Marinaj, është theksuar fakti se bashkia M.Madhe kufizohet me gjysmen e trungut të saj në shtetin e Malit Të Zi, pra me komunen e Tuzit. Ku interesimi dhe vlerësimi i drejtuesve të qarqeve të vendit tonë ishte pikërisht tek domosdoshmeria e rritjes së bashkpunimit instuticional në mes dy bashkive respektive M.Madhe dhe Tuz. Ky bashkëpunim kërkohet të jetë vecanërisht në fushën e arsimit, të kulturës ,të traditës dhe pse jo edhe në atë të një bashkrendimi të përbashkët të përfshirjes për të aplikuar në shumë projekte europiane, në bashkpunimin nderkufitar. Një tjetër interesim i prefektëve ishte dhe vjelja taksës në pergjithësi dhe vënia në efiçencë e shumë prej resurseve që kanë sot në administrim bashkitë në të gjithë vendin tonë. Ndërsa prefekti i Vlorës Flamur Mamaj i pyetur rreth kësaj pervoje guide pune dhe turistike te prefektëve, nëse duhet shtrire ose jo nga kryetarët e bashkive, ai është pergjigjur.
Flamur Mamaj: Besoj se ia vlen shumë për të gjithë, edhe pse kryetarët e bashkive i përkasin forcave të ndryshme politike, ato duhet të bashkpunojnë për të shkëmbyer eksperience pune dhe miremenaxhimi.

Një takim i tillë është vlerësuar i dobishëm, madje vlen të citohet fakti se nga bashkia M.Madhe ishte pregaditur dhuratë nga një paketë verë Miqësia produkt i fabrikes “Miqesia” në qytetin e Koplikut.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.