
Po ashtu ai theksoi se PD-ja është e hapur për të gjithë deputetët përshirë edhe ata që sipas tij kërkojnë asgjësimin e PD, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Bashën dhe mbështetësit e tij.
“Demokratët po kërkojnë bashkim. Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit, do të ndërmarrë një tur përbashkues. Dera është e hapur. 5 pengjet që janë brenda në bunker, derën e kanë të hapur. Ne nuk jemi si brava, nuk përjashtojmë askënd. Kushti i vetëm është vota dhe sovrani. Hajde bashkohemi dhe ecim për të rrëzuar regjimin”.