ZUKE DAUTAJ – MATAJ KËNGËTARJA DHE GAZETARJA QË NA PREZANTON ME SHUMË DINJITET NË KRYEQËNDRËN EUROPIANE BRUKSEL 

0
Dardha bie nën Dardhë : Kështu e fillon shprehjen e tij Ilmi Kurti. Një artiste këngëtare brilante Zuke Dautaj që po fiton çdo ditë e më shumë fansa dhe audience në rrjetet sociale në medja të shkruara dhe vizive . Ajo sot punon në një nga tv më të njohura në Bruksel .Por edhe ajo si fisnike dhe mergimtare ka diçka që e bënë të veçant si shumë shqiptarë të tjerë që bëjnë diferencen me punën dhe talentin e tyre . Ne zgjodhëm një pjesë të gëzimit të saj që nëpërmjet një letre urimi i Uron Babait të saj nga migrimi ditlindjen , Ja se sa mallë dhe dashuri shpreh kjo artiste për familjen e vet nëpërmjet kësaj letre ku mbizotëron sinqeriteti dhe thjeshtësia e një artistje , le ta marrim si mesazh që sot më shumë se kurrë kemi nevoj për të tilla meshazhe edukative për brezin e ri , pse jo edhe për të gjithë prindërit tanë që sot po e vuajnë mungësën e fëmijëve por ndoshta edhe të ngrohtësisë së tyre.Kjo letër na erdhi nga miku dhe bashkpuntori ynë Ilmi Kurti si promovues i vlerave pozitive .

“HAPPY BIRTHDAY MY FATHER AND MY UNCLE “!!!!!!! (“GEZUAR DITELINDJEN BABAI DHE XHAXHAI YNË”) 

Është një nga ditët e bukura të pranverës… .Një ditë shumë e veçantë për mua …Dielli më duket se shëndritë më shumë së ditët e tjera të zakonshme,lulet e pemëve s’apo kaë, çelur dhe aroma e këndëshme e luleve ma zgjëroi krahërorin, cicerimat e zogjeve më mbushën plotë jetë e gjallëri .Pra kjo ditë e veçantë është data 10 Mars, ditëlindja e babait dhe xhaxhait tonë të dashur ,që për ne janë më të mirët e botës …A ka gjë më të bukur dy vellezër kanë ditëlindjen në të njejtën ditë dhe pse nuk janë moshatarë, andaj nga zemra vjen urimi “Gëzuar ditelindjen edhe 100 pranvera të tjera s’bashku …..Edhe pse jam larg jush me mijëra kilometra ,me zemër dhe me shpirtë jam gjithmonë pranë jush e sidomos sot jam aty në sofrën tuaj të mbushur me gjithë të mirat e botës si një ditë ku festohet me zemër plotë,por pa ne krijesave tuaja që jemi lumturia juaj,gëzimi juaj,gjithësia juaj …. I dashur babë: fakti që jam larg teje në distancë kilometrash, nuk më ndalon , të uroj nga thellësia e shpirtit tim ,të kujtoj dhe të vlerësoj ,ashtu siç ju e meritoni bashkë me axhën që e dua aq sa të dua ty, por edhe nënën , për mundin e sakrificat që keni bërë për të na rritur, në atë kohë të trishtueshme të rregjimit me kushte shumë të vështira ekonomike…. .Edhe pse nënëa ishte rritur në breg të detit u ambjentua me atë zonë malore falë dashurisë tënde,rrespektit tënd,mirsjelljes tënde burrërisë tënde të një burri fisnik me edukat,me kulturë me taban të një familje model burrash ,ku gjithmonë kanë ditur ta vlersojnë familjen,bashkëshortën ,nënën e fëmijëve si një pasuri të çmuar si thesar diamantesh.Ku nga ky vlersim erdhën edhe ne thesaret tua në jetë dhe sot jemi krenar që jemi si krijesat tuaja dhe që na çmoni edhe ju si thesare. Dhe megjithatë edhe pse ishim tetë femijë ju dhatë maksimumin për t’ja u dalur mbanë jo vetëm të na rritni por edhe të na edukoni,të na formoni dhe të na kultivoni harmoninë,rrespektin dhe dashurin për njëri-tjetrin dhe për vëndlindjen tonë të dashur,për gjakun tonë.Dhe vërtetë ja dolët me sukses pak a shumë për gjithësecilin nga ne , duke lënë veten dhe dëshirat tuaja menjanë për hirë të përkushtimit tuaj që ne të ishim dikushi .Vërtet thonë se fëmija është pasqyra e prindërit por edhe prindi vjen një ditë që bëhet pasqyra e fëmijëve.Sot ju jeni krenaria jonë,ju jeni modeli i prindërimit,ku falë zotit dhe juve sot bashkë festojmë dhe jemi krenar.
Edhe pse jeni rritur jetim pa nënë bashkë me vëllain e motrën tënde që sot janë axha dhe halla ime e shtrejtë. Ju u rritët më të edukuar se sikur të i kishit të dy prindërit gjallë, nën kujdesin e gjyshës dhe xhaxhallarëve tuaj të mrekullueshëm dhe kjo është merita juaj dhe për këtë ne jemi akoma më krenar, por edhe merita e tyre që s’kan, pranuar me ju ndarë. nga fëmijët e tyre ,sepse babai shpesh herë ndodhej larg jush në Tiranë ku banoj për një kohë shumë të gjatë dhe kjo ishte sakrificë e madhe sepse shpesh herë gjyshja dhe xhaxhallarët nuk ju lejonin të rrinit vazhdimisht atje… Ju keni pas një talent të lindur i shkëlqyer në shkollë në stazhe dhe kurse të ndryshme , dhe me pas një drejtues i shkëlqyer në pzicionet më të larta në ato zona për vite e vite me rrallë….,si Sekretar Partie Peërgjegjës i Vatrës së Kulturës , pastaj more zanatin elektricist dhe brigadier ku vareshin fatet e disa familjeve në aftësitë tuaja drejtuese në ekonominë e vëndlindjes sonë. .
Ti kishe në gjak një talent artisti ku si instrumentist i disa veglave muzikore… që njëra prej tyre ishte lahuta tradita e malësorëve….Këngetar i shkëlqyer me një vokal dhe zë brilant .Për ata që nuk e kuptojnë mendojnë se lahuta është instrument popullorë ,por jo ajo është një ndës dashuritë e veçanta të malësorëve me cilësi të larta fisnike dhe burrërore,sepse të biesh një vegle primitive me një tek ose siç thohet në gjuhën e malësorëve “me qimet e bishtit të kalit” dhe të këndosh lart këngë kreshnikësh duhet finkëri ,talent dhe shunë dinjitet që ti don zoti e ke me shumicë këto cilësi burrërore.dhe që fatmirësishtë na i trashigove tek nepasuesit tu.S’ka nis dasëm as festë pa zërin tënd briland si të bilbilit ,që rrallë mund ta gjesh një të dytë si ti në bjeshkët tona kreshnike .Po ashtu dhe zëri i nënës time që këndonte a’që bukur këngët e të famshmeve Luçie Milotit dhe Naile Hoxhës .E them me plotë gojë që nuk kishin ndryshim , por fati nuk ishte i njëjtë me to,por zoti ju kishte bashkuar ju si çiftë bilbilashpër të shkëlqyer midis më të mirëve që jetonit me flladin e livadheve të bjeshkëve,me ujin e ftohtë të krojeve,me bilbilat që këndonin lisave,me tingullin e cingareve dhe të blegrimave të qëngjave dhe kecave që rriteshin bashkë me ne zogjëve tuaj që ishim frymzimi juaj.Falë dinjitetit,përkushtimit,faktorëve të natyrës,harmonisë dhe dashurisë tuaj në mesin e tetë zogjeve të foles tuaj dolën edhe katër bilbila si Blerimi , Lumturia ,Rudina dhe unë Zukja që sot jemi në mesin e artistëve dhe jemi gëzimi i shumë adhuruesëve duke trashiguar talentin tuaj prindërorë.
.E kujtoj si sot në një festival që organizohej në shkallë rrethi kur kënduat një duet s’bashku aq bukur saqë grupi juaj fitoi çmimin e parë nga një juri profesionale artistësh të njohur të ardhur posaçërisht nga Teatër Migjeni vëndi i kulturës kombëtare…. Faleminderit baba për dashurinë dhe mikpritjen e madhe ,kjo është dhe meritë e nënës që dera e shtëpisë tënde të gjëndet gjithmonë e hapur për shokët ,miqtë,bijat nipat,mbasat që për ty janë pasuri e madhe e shpirtit .Të pakta ishin dhe janë ditët dhe netët që shtëpia jonë të jetë pa mysafirë falë rrespektit ,mikpritjes dhe bujarisë tënde,por edhe të nënës tonë kaq fisnike….Kjo tregon mirsjelljen, bujarinë, burrerinë dhe urtesinë tuaj , por të trashiguar nga babai dhe gjyshi juaj të njohur si burra të urtë e me za në disa qytete e zona të Shqipërisë, Mal të zi e Kosovë,e Maqedoni ?….Për misionin shumë finik dhe njerëzorë, për pajtimin e gjaqeve dhe të vëlla- vrasjes së shqipëtarëve mes veti.. .Plagë arkaike e trashiguar prej shekujsh tek në shqiptarët që fatkeqësisht edhe sot është akoma prezente .Që për fat të keq ky fenomen i turpshëm arkaik ekziston edhe sot ku ligji nëpërkëmbet dhe shteti nuk ka forcën e duhur,por që na bënë të ndihemi keq edhe ne që kurrë nuk e aplikuam në sytë e Botës të paraqitemi si arkaik….Gjyshi im njëkohësisht për një kohë ka punu dhe mësues dhe kryetar logaliteti….Ai ishte shumë i mençur dhe me modern se shumë intelektual në kohët e sotmetë demokracisë së brishtë . Edhe ditën kur ka vdekë gjyshi im ka qënë duke pajtuar dy familje dhe pa dhënë fjalën e fundit nuk ka ndrruar jetë.Ahiretin ja faltë zoti, rahmet i pastë gjetur shpirti dhe i shkoftë në xhehnet se më ka dashur dhe e kam dashur shumë…Ashtu siç kishte pashinë kishte dhe shpirtin… prandaj jam me fat që jam bija e kësaj dere të madhe me kaq vlera burrërore dhe atdhetare,me kaq humanizëm,besë e burrëri .Jam krenare që të kam babain tim që s’ke lënë cilësi pa jua marrë dhe mos më shumë….Sa njerëz më kanë thënë me qindra herë dhe vazhdojnë të më thonë faleminderit për mikpritjen dhe mirsjedhjen se dukesh se je bijë oxhakut dhe derës së burrave …….Dhe e bija e kujt je…. Herë pas herë vazhdojnë dhe më thonë ,babai dhe Nëna juaj janë zoteri dhe zonjë të vertetë, nuk ka burrë më të mirë se ai në të gjitha kuptimet dhe drejtimet.Ne fëmijët tuaj s’jau shperblejmë kurrë sakrificën,kontributin ,mundin ndihmën e madhe që na keni dhënë,po edhe për zgjigjen e disa problemeve.. gjatë jetës tonë në familjet tona ,gjithmonë të gatshëm për të na ardhur në ndihmë me këshillat tuaja të vyera dhe të patjetërsueshme dhe të pa çmuara.Faleminderit për gjithça keni bërë për ne, dhe për të tjerët deri me sot ndaj jemi akoma më krenar…..Andaj edhe një herë” Gëzuar ditëlindjen” me shëndet dhe jetë të gjatë, plotë dashuri dhe harmoni bashkë me nënën, axhën ,hadhën ,djemetë dhe vajzat, nipat dhe mbesat kudo që ndollen….. Me kaq po e mbyllë ketë letër me këto pak fjalë të dala nga thellësia e zemrës shpresoj ti pranosh me kënaqësi si dhuratë për ditëlindje fjalët e mia që më burojnë nga shpirti ,përqafime të ëezemerta ……ju puth nga larg krijesa juaj Zukja që i digjet shpirti për ju që më mungoni kaq shumë.Fliminderit zotit që ju ekzistoni,Falimindeit zotit që ju bëri kaq madhështorë ,kaq të dashur për shpirtin tim. E juaja për jetë Zukja …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.