ZHVILLOHET KONKURSI MBARËKOMBËTAR I ÇMIMIT LETRAR ” AT ZEF PLLUMI ” .

0
JAK RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në qytetin e Lezhës, u zhvillua Konkursi Mbarëkombëtar për dhënien e Çmimit ” At Zef Pllumi “, Edicioni i vitit 2023. Me prezantimin e veprave dhe të autorëve të tyre në gjininë : Roman , Publicistikë dhe Memorialistikë , si dhe çmime të para dhe karriere për shkrimtarë e studjues të këtyre zhanreve ,me Jurinë prestigjioze, të kryesuar nga shkrimtarja Flutura Açka dhe anëtarë : studjuesi Tonin Qobani dhe shkrimtari e pedagogu Arben  Prendi , të cilët ndanë çmimet përkatëse, bashkë me z. Pjerin Ndreu  dhe znj. Alda Bardhyli etj. organizuar nga Bashkia Lezhë. At Zef Pllumi është shkrimtar dhe memorialist i shquar , autor i shumë veprave ,por libri ” Rrno vetëm për me tregue “, është libri i botës shqiptare në bashkëkohësi .One of the main merits of the memories of Father Zef Pllumi, staying true  to the events in their reflection, such as, the meeting with Mehmet Shehu  and …” / Reflections on Duke na rrëfyer realisht se çfarë është qëndresa dhe kush e bëri atë ,fisnikërinë dhe madhështinë e saj . At Zef Pllumi ndezi dritën e fikur në historinë e vendit , bashkoi epokat me jetën e tij të mbushur me kulturë,vuajtje, qëndresë   besim në Zot, shpresë dhe luftë paqësore për liri.  At Zef Pllumi është njëri nga personalitetet më të shquara të kulturës e të kombit shqiptar. Mungesën e tij e ka shndërruar në lëndë shpirtërore,  në kujtim emocionues për të gjithë , me dëshmi reale për të shkruarën e një kombi e të një populli, si tek vepra monumentale ” Rrno vetëm për me tregue ” , një kujtesë ,dëshmi reale dhe mesazh jetësor për të gjithë ,për të kujtuar ,për të mos harruar dhe për të reflektuar për atë çfarë ndodh në kohë të jetuara dhe në memorien e një kombi e të një populli.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.