ZBORI NË KOHËN E GJIMNAZIT

0
Bardha(bianca) Dushaj Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
ZBORI NË KOHËN E GJIMNAZIT
Eh kujtimet nga s’të çojnë
Dikur në foto tuj ba zbor
Që atdheun tonë ta mbrojmë
Stërviteshim me karabina në dor
U stërvitem e bëmë rreshtore e qitje
Që armikut ti bënim ballë
Të bashkuar luftonim armiqtë
Ku ish armiku? Ne kurrë s”e pamë
Ne ja merrnim këngës (malet me blerim mbuluar)
Kush za të parë e kush za të dytë
Veshur ushtarake gjithë ditën duke kënduar
Çfarë ushtarakeje me ballin lart e hapur sytë
Ishim të detyruara të këndonin këngë trimërie
Kështu ishte urdhër nga nëna Parti
Mos e thashë zoti me kënduar këngë dashurie
Të futeshin në burg veç mos njihje dashuri
Kohët rrodhën e sistemi ndryshoj
Kush sot nuk bën zbor e s’kemi 1një Parti
Kujtimet janë akt që unë i kujtoj
Jetojeni jetën me plot Mirësi…..
…..
Sa te bukur jane trendafilat
Te gjithe ne i adhurojme
Por ti pranojme edhe gjembat
Si pjese e jetes qe po jetojme….
Përkufizim i fjalës VETMIA Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Vetmia është zbrazëti
Vetmia të shton këndvështrimin
Vetmia është mërzia para gjumit
Vetmia është heshtja
Vetmia është nata pa hënë
Vetmia është moskomunikimi
Vetmia është ta duash veten
Vetmia është e tepërt
Vetmia të bën të huaj
Vetmia të mban në kujtime
Vetmia është shtyse e humbjes së shpresës
Vetmia është ankthi i ditëve të gjata
Vetmia përcjell çdo minut që ikën
Vetmia të rëndon me mallë
Vetmia flet pa zë
Vetmia të lë zgjuar
Vetmia të vdes dalë nga dalë
Vetmia të tret jetën
Vetmia të shuan këngën
Vetmia të shuan edhe gëzimin
Vetmia të kthen në gurë
Vetmia është motori i mërzisë
Vetmia është plagë e pa shëruar
Vetmia të bën të përballosh çdo situatë
Vetmia mbetet shpresa e forca yte
Vetmia është një akt që nuk pret nga askush
Vetmia edhe telefonin e ka bezdi
Vetmia nuk beson askund
Vetmia edhe qimen e bën tra
Vetmia të bën të mbijetosh me forcat e veta……
Eh Vetmia sa e vështirë po aq e mirë..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.