Aktivitetet në kuadër të Javës së Pavarësisë në Shkodër, kanë nisur me Festivalin Letrar.
Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, shkrimtari i mirënjohur Ylljet Aliçkaj zhvilloi një bashkëbisedim me të pranishmit.
Biseda kishte si tematikë krijimtarinë e autorit dhe mendime për sfidat e letërsisë bashkëkohore.
Aktiviteti u moderua nga z. Gjovalin Çuni, studiues i letërsisë.