La shkollën që të kujdesej për familjen e bashkëshortit/ Historia emocionuese e çiftit që feston 50 vite martesë

0

Në qendër të rubrikës “Ka një mesazh për ty’ në emisionin “E Diela Shqipatre” ditën e sotme është transmetuar një histori dashurie e një çifti që ka plot 50 vite martesë.Sadeti, ka vedosur që t’i kërkojë një falje bashkëshortes së tij sepse ajo kishte sakrifikuar shkollën që të kujdesej për familjen e tij. Ai gjithashtu dëshiron që të festojnë 50 vjetorin e martesës dhe t’i dhurojë një unazë.

“30 vjet kam punuar arsimtar. Atëhere ishim të rinj. Unë isha 18 vjeç. Çuna të rinj. Unë rash në dashur me nxënësen. Ajo ishte në klasë të katërt. Ishte shumë e shkathet, shumë inteligjente. Marshallah thashë unë.

Pas disa viteve unë kam dërguar një njeri timin tek goca. Dua të gocën thashë…ata me thane që duhet të mbarojë shkollën, por une thashë që do e dërgoj vetë vetëm të jemi bashkë. Por mua më vdiq nëna e re. ne ishim disa vëllezër. Kisha një motër fare të vogël.

Edhe unë i kam kërkuar nder që të mos vazhdonte shkollën që të rrinte në shtëpi sepse nuk ja dilnim dot. Ajo e kishte të vështirë por nuk pranoi. Unë sot dua ta falenderoj dhe t’i dhuroj një unazë“./CNA.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.