Situata e përmbytjeve sot në Shkodër.
Në Njësinë Administrative Dajç kemi 1400 ha tokë bujqësore të përmbytur në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj dhe Pentar. Ruga Darragjat-Shirq është përmbytur me prezencë uji rreth 1.5 m lartësi në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit.Në njësinë administrative Ana e Malit kemi 1250 ha tokë bujqësore të përmbytur në fshatrat Oblikë, Obot dhe Muriqan. Rruga e Obotit është e përmbytur me prezencë uji mbi 1.2 m lartësi dhe rruga e Goricës rreth 50 cm e kalueshme vetëm me mjete të larta. Janë 2 shtëpi të përmbytura dhe 106 shtëpi të rrethuara nga uji në Obot.Në territorin e Bashkisë Shkodër kemi afro 200 shtëpi të rrethuara nga uji në zonën e livadeve (ish zukth-kashta).Sikurse kuptohet nga informacioni i mësipërm ndodhemi përpara një situate të përkeqësuar e cila mund të vijojë të përkeqësohet në ditët në vijim duke patur parasysh shkarkimet nga hidrocentralet dhe kushtet atmosferike.Ndërkohë që jemi në ditën e 25 të përmbytjeve, kërkesat e banorëve si dhe kërkesat tona të përsëritura drejtuar Qeverisë kanë rënë në vesh të shurdhër. Nevojitet ndërhyrje urgjente për të ndihmuar familjet e prekura si dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.Përkundrejt kërkesës për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila do të jepte mjetet e nevojshme financiare dhe logjistike për të përballuar situatën e vështirë të përmbytjeve në Shkodër, Edi Rama vazhdon të bëjë show dhe fushatë duke lënë në harresë mijëra banorë të Shkodrës që janë të përmbytur ose rrezikohen të përmbyten.Qeveria që vret i ka ditët e numëruara, Partia Demokratike ka qënë dhe vazhdon të jetë çdo ditë në terren dhe në krah të qytetarëve për tu bërë mbështetja dhe zëri i tyre në këto ditë të vështira !