FJALA INFO NGA…

0

Shkodër;Gratë  duanë  të divorcohen

Divorci mbetet një nga fenomenet që kambërthyer shoqërinë shqiptare prej vitesh. Shkak për zgjidhjen e marteës, sipas avokates Edlira Bylo mbetet dhuna në familje. Ndërkohë që pasojat më të mëdha vazhdojnë t’i vuajnë fëmijët, për të cilët nuk duket se funksionon sa duhet ligji për ndarjen e kujdestarisë.Sipas statistikave të dy dekadave të fundit, janë rreth 80 mijë martesa të cilat kanë përfunduar në divorc si shkak I të njëjtave arsye bën të ditur avokatja Bylo.

OBOT, Varka kthehet në  autoambulancë

Gjatë gjithë natës vajza 5 vjeçare duroi dhimbjet e barkut pasi ishte e pamundur transportimi i saj për shkak të stuhisë dhe errësirës. Infermieri Vinçens Gocaj qëndroi gjatë gjithë natës me vajzën e vogël duke u kujdesur bashkë me prindërit derisa u bë transportimi i saj me varkë deri tek rruga kryesore duke u dërguar më pas me ambulancë në spital.

  Tuz,Drejtori i Arkivave të  Shqiperisë viziton  qytetin e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, së bashku me Shefin e Zyrës për bashkëpunim me diasporë, z. Mark Lucgjonaj, pritën sot në takim, Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Bedri Zyberaj.Z. Gjeloshaj, shprehu gatishmëri lidhur me implementimin e këtij projekti, i cili shumë shpejt do të jetë i realizuar. Ai ndër të tjera, falënderoi z. Bido për idenë dhe bashkëpunimin. Gjithashtu, u diskutuan edhe mundësi të tjera bashkëpunimi mes Komunës së Tuzit dhe Arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pukë,Ndhimë  një gruaje të moshuar

Faleminderit m punonjësve tanë të shërbimeve në Gjegjan që ndërhyn duke i ardhur në ndihmë një gruaje të moshuar në vetmi, e cila prej nisjes së shirave bashkjetonte me lagështiren si pasojë e amortizimit të çatisë në banesen e saj.Kështu  shkruan në statuesin e saj  bashkia Pukë , e cila ka kontribuar   në  këtë drejtim

Lezhë,Këshilli i Bashkisë Lezhë  miraton  60  kryepleqt e fshatrave

Pas një pune disamujore, intensive dhe plot me negociime, komisionet e ngritura nga Këshilli, ia kanë dalë mbanë që për herë të parë Kryetarët e Fshatrave të Lezhës të zgjidhen me votë nga vetë banorët.Një zotim ky i Kryetarit Rakaj që në krye të herës, të cilin sot e përmbushi duke i dhënë firmën përfundimtare dhe miratimin prej shumicës së këshilltarëve.

Shkodër,Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.