Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë treguar edhe një herë se nuk ka më ekipe favorite në letër në kampionatin shqiptar dhe se çdo sfidë është shumë e paparashikueshme. Fakti që Egnatia është aktualisht në vendin e dytë në renditje dhe se Erzeni ka po aq pikë sa kampionët në fuqi me një ndeshje më pak të luajtur, e tregon këtë gjë më së miri. Egnatia mundi Vllazninë dhe u ngjit përkohësisht në vendin e dytë në Superiore, duke iu bashkuar pikërisht shkodranëve në kuotën e 6 pikëve. Një pikë më shumë se sa Kastrioti e Tirana të cilët ndanë pikët në duelin e luajtur mes tyre.Kjo bën që Partizani të konfirmohet kryesues i kampionatit edhe në fund të javës së katërt, ndonëse nuk ka zbritur ende në fushën e lojës për të luajtur ndaj Erzenit. Ndërsa në fund mbeten dy skuadra me histori e pretendime, si Teuta e Kukësi.Kesisojë duket se ënde Vllaznia është një Shalqi i bardhë , pra i pa pjekur…