Hyrje Ndjenjë Vendimi/ Gjykata “dorzohet” para dashurisë së nënës për fëmijen. Lirohet Diana Bahçja

Vendimi/ Gjykata “dorzohet” para dashurisë së nënës për fëmijen. Lirohet Diana Bahçja

0

Pas bujës, debatit politik dhe shqetësimit të opinionit publik, sot në Gjykatën e Tiranës, u mbajt seanca për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja Hoshi. Ajo ka treguar se nuk ka qenë në dijeni të gjobës.REVISTA FJALA , WSHTE FJALA JUAJ ...

KANTINA E VERES “MIQESIA” EDHE JU MUND TE REKLAMONI KETU NE FJALA

“Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza”, tha thënë ajo në gjyq. Pasi avokati ka deklaruar se do të gjejë lekët për paguar gjobën prej 250 mijë lekësh, prokurori Endrit Bimi i ka kërkuar gjykatës që të lirojë nënën lehonë dhe t’i japë kohë që të paguajë gjobën.Avokati i 25-vjeçares tha se gjobën e mbetur do ta shlyejnë njerëzit e ndryshëm që janë vetofruar për ta ndihmuar në mënyrë që të kthehet te fëmija. “Ne kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.Më herët gjatë ditës, gratë nga forumi i PD dhe PL ishin para gjyqit në ambientet e burgut të ri të grave, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj, teksa theksuan se nëna duhet të ishte pranë foshnjës dhe jo në burg.Diana është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.