Emrimi/ Edi Rames i është mbushur mëndja “veç në gra”, Vlora Hyseni në krye të SHISH

0

Që herët në mëngjes, kryeministri Edi Rama u paraqit në Presidencë, dhe përmes një postimi në Facebook, tregon se i ka propozuar kreut të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, kostum dhe ambiente të brendshme Emri që Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.Rama thotë se eksperienca e krijuar ndër vite e Hysneit gëzon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar të Inteligjencës, dhe këto tregues shton Rama përbejnë një garanci për reformimin e mëtejshme të SHISH.“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama

Reklamoni  në Fjala për ju ..!

Ja kush është  Vlora Hyseni:Vlora Hyseni, që ka qenë e angazhuar në udhëheqjen Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tani është marrë nga Edi Rama, si këshilltare e tij.Kjo gjë bëhet e ditur nga Express, që nuk specifikon se për çfarë do e këshillojë Ramën, Vlora Hyseni.Hyseni ka qenë zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Këtu do mund të  ishte dhe Reklama Juaj…..

Para disa muajve, ajo u shkarkua nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së.Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.