U luajtën duke filluar nga ora 14:00, pesë ndeshjet e vlefshme për javën e dytë të Grupit A të Kategorisë së Dytë, ku u realizuan plot 14 gola.Spikasin fitoret në transfertë me “poker” të Vorës dhe Naftëtarit, respektivisht përballë Bulqizës dhe Adës, ndërkohë në sfidat e tjera, Sopoti dhe Valbona bënë detyrën në shtëpi duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 dhe 2-0. Vlen të theksohet fakti se të dy golat për ekipin tropojan të drejtuar nga Kërrnaja u shënuan në fundin e ndeshjes.Sfida e vetme e mbyllur në barazim në këtë javë ishte ajo mes Shënkollit dhe Veleçikut që nuk prodhoi gola.Ky barazim për djemt Koplikas do mund të konsiderohet rrezultat pozitiv, mbasi “Shënkolli” vlersohet si skuadra me ambicje për tu ngjitur një kategori më lartë.
REZULTATET:
SOPOTI-ILIRIA 3-0
Levendi 15′ , Mici 52′ , Myslimi 83′
VALBONA-GRAMSHI 2-0
Jaupaj 84′, Balla 89′
BULQIZA-VORA 0-4
Magani 5′, Xhemalaj 16′, Mema 81′ , Nikolla 83′
SHËNKOLLI-VELEÇIKU 0-0
JA DHE FARMACIONI I DY SKUADRAVE SHËNKOLLI-VELEÇIKU , TE CILAT NUK SHKUAN ME TEJ SE BARAZIMI I BARDH O ME O
SHËNKOLLI: Çelaj, R.Bushi, Vukaj, Den.Perlesi, Perndreca, Zefi, Kacori, Dev.Perlesi, Lleshi, D.Bushi, Gjoka.
VELEÇIKU: Kacaj, Elbasani, Balaj, Zefi, Dibra, Rrustemaj, Hasaj, Basnushaj, Marku, Hajdari, Shekaj.
ADA-NAFTËTARI 1-4
Kaçubela 69′ / Kumanaku 5′ , A.Gega 35′, Saraçi 56′ , 89′